Protagonisti i këtij incidenti ishte konkurrenti Aleksandro, i cili mori gjithë vëmendjen që në sekondat e para të shfaqjes së tij.
Në një tentativë për të bërë një hyrje ndryshe dhe të mbajtur mend, ai vendosi të futet në studio duke bërë një kapërdimje përpara.
Megjithatë, akrobacia nuk shkoi ashtu siç e kishte menduar! Rënia e Aleksandros u duk paksa e rëndë, duke krijuar përshtypjen sikur u “thye në mes” në dyshemenë e programit.