Skip to content

Lajme Casti

News

  • Home
  • Terms & Conditions
  • Contact US
  • About US
  • Privacy Policy
  • Toggle search form
Posted on March 11, 2026 By lajmecasti No Comments on

I pyetur për mendimin e tij rreth formatit, ai theksoi se i vetmi sezon që vlerëson është i pari, ku ishte vetë pjesëmarrës.

“Nuk është se nuk e dua si format, por sinqerisht unë e dua formatin e Big-ut siç ka qenë te 1-shi. Se formati i Big-ut me 2, 3, 4, 5 nuk ka të bëjë fare, zero,” – u shpreh Dagz, duke theksuar me bindje se nuk do të rikthehej “asnjëherë” në atë shtëpi.

Ky qëndrim solli një lumë komentesh negative nga ndjekësit, të cilët e kritikuan me argumente si “të gjithë kështu thonë për Big-un e vet” apo “BBV2 ishte më i miri”.

Këtu ka hyrë në lojë Einxhel Shkira, e cila i ka dalë në mbrojtje të hapur partnerit të saj, duke u përplasur drejtpërdrejt me komentuesit.

“Pyetet Dagz për të dhënë mendimin e vet! Njerëzit në komente: Po kështu mendon ti se ne mendojmë ndryshe! Lol, po atë ka pyetur pra. Kur t’ju pyesin juve përgjigjuni,” – shkroi fillimisht Einxhel.

Situata ka agravuar në replika të forta kur një ndjekës e ironizoi Dagzin si një lojtar të dobët që nuk duhet marrë parasysh. “Po kujt i intereson këtu çfarë merr ti parasysh! Kur të bësh ti intervista, fto dikë që e merr parasysh dhe pyete! Shumë e thjeshtë zgjidhja,” – ia ktheu Einxhel.

Pasi ndjekësi vazhdoi ironinë duke thënë se po të bënte emision do ftonte njerëz që e kuptojnë lojën dhe jo Dagzin, Einxhel e mbylli debatin me një dozë të lartë sarkazme: “Ahh çfarë fatkeqësie, se me siguri do të kishte ardh”.

Uncategorized

Post navigation

Previous Post: U tha se ka ndërruar jetë, reagon ashpër personazhi i njohur
Next Post: Einxhel Shkira i del në mbrojtje Dagz-it pas deklaratës që bëri për Big Brother VIP Albania (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Einxhel Shkira i del në mbrojtje Dagz-it pas deklaratës që bëri për Big Brother VIP Albania (Foto)
  • (no title)
  • U tha se ka ndërruar jetë, reagon ashpër personazhi i njohur
  • (no title)
  • Habit Alesio Alia: “Brikena kishte pëlqim për mua”/ Çfarë deklaroi për Mateon?

Recent Comments

No comments to show.

Archives

  • March 2026
  • February 2026

Categories

  • Uncategorized

Copyright © 2026 Lajme Casti.

Powered by PressBook WordPress theme