Skip to content

Lajme Casti

News

  • Home
  • Terms & Conditions
  • Contact US
  • About US
  • Privacy Policy
  • Toggle search form
Posted on March 11, 2026 By lajmecasti No Comments on

Sipas policisë, arrestimi u krye në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”, pas shkëmbimit të informacionit dhe koordinimit të veprimeve mes strukturave shqiptare dhe homologëve italianë, përmes Interpol Tirana.

32-vjeçari ishte dënuar nga Gjykata e Ankonës në Itali me 8 vjet, 11 muaj e 10 ditë burgim për veprat penale plagosje, kundërshtim të punonjësit të policisë dhe vjedhje, sipas legjislacionit penal italian.

Pas arrestimit në Tiranë, autoritetet shqiptare kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë. Ndërkohë, Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Roma për përfundimin e procedurave ligjore që do të mundësojnë dorëzimin e 32-vjeçarit tek drejtësia italiane.

Njoftimi i policisë

Në vijim të shkëmbimit të informacionit dhe koordinimit të veprimeve operacionale, me homologët italianë, nëpërmjet specialistëve të Interpol Tiranës, të kryera në kuadër të operacionit të koduar “The ëanted”, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda kryen veprimet për arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin në Itali, të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Bledar Barsan, 32 vjeç.

Gjykata e Ankonës e ka dënuar 32-vjeçarin me 8 vjet, 11 muaj e 10 ditë burgim për veprat penale plagosje, kundërshtim të punonjësit të Policisë dhe vjedhje, sipas legjislacionit penal italian. Pas arrestimit në Tiranë, autoritetet shqiptare kanë nisur procedurat për dorëzimin e tij tek drejtësia italiane.
Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën për finalizimin e procedurave të ekstradimit të 32-vjeçarit drejt Italisë.

Uncategorized

Post navigation

Previous Post: A ka të drejtë Parlamenti të refuzojë arrestimin e Ballukut? Ergys Mërtiri zbulon detajet
Next Post: Arrestohet në Tiranë i riu i kërkuar nga autoritetet italiane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • EFEKTI I TELEVOTIMIT? Brikena i jep puthjen e parë Mateos në orët e para të mëngjesit!!! (VIDEO)
  • (no title)
  • Mateo shokon me deklaratën ndaj Tanit: “Gruan tënde përjashta ishalla ta p…”
  • (no title)
  • “Nuk është në rregull që…”- Fjalët prekëse të Ledionit në Prime pas ndarjes nga Sara Hoxha

Recent Comments

No comments to show.

Archives

  • March 2026
  • February 2026

Categories

  • Uncategorized

Copyright © 2026 Lajme Casti.

Powered by PressBook WordPress theme