dramatike. Pas një konfrontimi verbal, Keijsi ka goditur Mateon me grusht, duke lënë të gjithë të pranishmit të shokuar.Debati kishte filluar si një diskutim mbi qëndrimet e ndryshme dhe mendimet rreth Brikenes, por shpejt ka kaluar në një konfrontim të hapur mes dy palëve. Dëshmitarët e ngjarjes thonë se tensionet ishin të dukshme qysh në fillim, dhe komentet e ndërsjella i kishin rritur emocione të forta.

“Unë e kam thënë gjithmonë atë që mendoj. Njerëzit duhet të dëgjojnë të vërtetën,” ka thënë Keijsi pas incidentit, duke shpjeguar arsyet që e çuan në një reagim të tillë. Megjithatë, shumë gjithashtu e kritikuan për veprimin e saj të dhunshëm, duke theksuar se diskutimet duhet të menaxhohen pa përdorur forcën.Mateo, i cili u godit në këtë përplasje fizike, shprehu habi dhe indinjatë për sjelljen e Kejsit. “Nuk është kjo mënyra si duhet të diskutojmë. Ne jemi këtu për të shkëmbyer ide, jo për të sulmuar njëri-tjetrin,” tha ai menjëherë pas incidentit, duke bërë thirrje për një debat më të qytetuar.
