Skip to content

Lajme Casti

News

  • Home
  • Terms & Conditions
  • Contact US
  • About US
  • Privacy Policy
  • Toggle search form
Posted on March 10, 2026 By lajmecasti No Comments on

Halili ka deklaruar se nuk ka njohje personale me Leonard Dukën dhe nuk ka dëgjuar asnjëherë për të:

“Nuk kam dëgjuar asnjëherë për Leonard Dukën,” tha ai.

Për Trejsi Sejdinin, ai tha:

“Trejsi Sejdinin e njoh, e kam shoqe dhe më lidh bashkëpunimi. Kemi shoqëri dhe kemi bërë pushime jashtë shtetit.”

Ai tregoi se në janar 2020 kishte udhëtuar në Neë York me Trejsin për një vizitë njëmuajshe, por u ngecën për shkak të Covid-it. Halili shpjegoi:

“Trejsi u detyrua të merrte një shtëpi me qira atje, ndërsa unë kam jetuar te motra ime. Jo, nuk jam në dijeni se me çfarë të ardhurash ka jetuar Trejsi.”

Dëshmitari tha se qëndrimi i tyre në SHBA ishte përfshirë edhe në projekte fotografike:

“Ajo ka qëndruar me mua, kemi bërë sete fotografike. Kemi qëndruar në shtëpi, kemi bërë jetesë, asgjë më shumë. Na ka lidhur shoqëria e ngushtë dhe puna.”

Ai pohoi se nuk kishte dijeni për lidhje sentimentale të Trejsit gjatë asaj periudhe:

“Nuk kam pasur dijeni për lidhje sentimentale që ka patur Trejsi në atë periudhë. Nuk kam dëgjuar të flas për Leonard Dukën. E kam marrë vesh nga mediat.”

Halili tha se nuk kishte pyetur Trejsin për burimin e parave dhe nuk e kishte interesuar:

“Trejsi Sejdini ka pasur gjërat e veta, tërhiqte lekë në Amerikë nga pikat e transfertave. Lekët vinin nga Shqipëria. Në 4-5 raste kam tërhequr lekë për Trejsi Sejdinin. Ti paraqitesh me një kod, merr dërgesën dhe nuk më ka interesuar se kush i ka nisur.”

Ai pohoi se kishte mësuar nga mediat për lidhjen e Trejsit me Leonard Dukën dhe se nuk e kishte takuar kurrë Dukën personalisht:

“Leonard Dukën nuk e kam takuar ndonjëherë. Ai e ka suportuar disa herë ekonomikisht Trejsin kur ngeci në Amerikë. Nuk më kujtohet me sa para e ka ndihmuar.”

Halili përshkroi planifikimin e udhëtimit:

“Programuam të rrinim 1 muaj e 1 javë. Unë do rrija te motra ime, ndërsa Trejsi mori një Airbnb. Shpenzimet e mia i ka paguar motra ime dhe njerëzit e saj, mami dhe babai im. 600-800$ kanë dërguar prindërit e mi herë pas here. 600-1000$ ishin shumat e parave që unë kam tërhequr për llogari të Trejsit. Ja kryerja unë si shërbim sepse ajo kishte punë, kishte photoshooting, etj.”

Procesi gjyqësor vazhdon, ndërsa prokuroria dhe mbrojtja po shqyrtojnë dëshminë për të zbardhur më tej rrethanat dhe akuzat ndaj të pandehurve.

Uncategorized

Post navigation

Previous Post: Një recetë buke 5.000 vjeçare rikthehet në jetë, vendasit janë të fiksuar pas saj
Next Post: “Lekët i merrja me kod”/ Gjyqi ndaj Leonard Dukës, dëshmitari tregon si tërhiqte para për Trejsi Sejdinin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Gëzim i dyfishtë: Dy motrat Pojani në pritje të ëmbël
  • (no title)
  • Alba Pollozhani “dogji” skenën në finale: Fustani i saj kushton sa një makinë!
  • (no title)
  • Reagimi i fortë i Gjestit për dasmën e Gimbos dhe Selinës

Recent Comments

No comments to show.

Archives

  • March 2026
  • February 2026

Categories

  • Uncategorized

Copyright © 2026 Lajme Casti.

Powered by PressBook WordPress theme