
Një ngjarje e ndodhur në Florida në vitin 2007 rikthehet sërish në vëmendje për shkak të debatit që ka ngjallur ndër vite.
Vdekja e vogëlushes 7-vjeçare Adrianna Hutto fillimisht u konsiderua një aksident tragjik në pishinën e shtëpisë së familjes në Esto, Florida. Por situata ndryshoi kur vëllai i saj i vogël, AJ Hutto, i cili në atë kohë ishte vetëm 5 vjeç, u tha gjyshërve se kishte parë diçka tjetër.
