Protagonistët e këtij incidenti të rëndë janë bërë Rogerti dhe Gimbo, një përplasje që pritet t’i kushtojë shumë shtrenjtë njërit prej tyre.
Sipas pamjeve të transmetuara që tashmë po bëjnë xhiron e rrjetit, dyshja është përfshirë në një debat mjaft të ashpër dhe me tone të larta. Situata ka degraduar kur Gimbo i është afruar shumë pranë Rogertit, duke i qëndruar “fytyrë më fytyrë”.
Në këtë moment tensioni dhe gjaknxehtësie, Rogerti nuk është përmbajtur dot dhe ka reaguar fizikisht, duke i goditur me forcë dorën Gimbos me dorën e tij.
Kujtojmë se një veprim thuajse identik, ku u godit dora gjatë një debati ballë për ballë, u bë nga Marko ndaj Shendritit. Atëherë, “Vëllai i Madh” nuk e toleroi aspak gjestin dhe e përjashtoi Markon pa asnjë hezitim.
Mbetet për t’u parë nëse Rogerti do të ketë të njëjtin fat mbrëmjen e sotme!