Një nga skeptikët më të mëdhenj të kësaj romance në lindje është Miri, i cili nuk është përmbajtur dhe ka bërë një krahasim tejet të fortë dhe akuzues, duke rikthyer në vëmendje çiftin më të famshëm të historisë së formatit: Kiara Titon dhe Luiz Ejllin.
Gjatë një bisede me banorët e tjerë, Miri ka lënë të kuptohet qartë se nuk beson aspak në vërtetësinë e ndjenjave të Brikenës. Sipas tij, ajo po ndjek një “skenar” të mirënjohur për publikun, duke aluduar se po vepron njësoj si Kiara Tito në edicionin e dytë.
Edhe pse pa përmendur emra konkretë, referenca e Mirit ishte e qartë për të gjithë:
“Një personazh ka qenë, në një nga këto [Big Brother-at]… Pse ishte ashtu [e ftohtë në fillim], dhe kur pa çfarë bëhet [jashtë, fama e madhe], u lëshua [ra në dashuri].”
Me këto fjalë, Miri hedh akuza të rënda, duke pretenduar se ashtu siç Kiara (sipas teorisë së tij) u afrua me Luizin vetëm pasi kuptoi popullaritetin e jashtëzakonshëm që ai kishte fituar jashtë, të njëjtën gjë po bën tani Brikena me Mateon.
Për Mirin, kjo nuk është dashuri, por një kalkulim i ftohtë për lojë dhe famë, duke parandjerë se Mateo mund të jetë i pëlqyer nga publiku.