Gjatë një diskutimi të qetë mes Edisës, Mirit dhe Juelës, biseda është ndalur te Brikena dhe interesat e saj romantike.
Ajo që nisi si një mendim i thjeshtë, përfundoi në një nga deklaratat më të forta të këtij edicioni, pasi banoret lanë të kuptohet se Brikena ka një pëlqim… as më pak e as më shumë, por për vetë moderatorin e programit, Ledion Liçon!
Edisa ishte e para që hodhi “bombën” duke u shprehur: “Brikena mendoj që ka qejf dikë tjetër në emision.”
Pa e lënë të mbaronte mirë fjalinë, Juela ndërhyri menjëherë duke e kuptuar saktësisht se për kë bëhej fjalë. Ajo jo vetëm që e konfirmoi dyshimin, por e çoi situatën në një tjetër nivel duke pretenduar se ky pëlqim është reciprok: “Poo, e dimë. Nga të dyja anët.”