Por episodi i fundit ka tërhequr një vëmendje të jashtëzakonshme, dhe shkaku për këtë ka qenë pikërisht një emër mjaft i dashur për publikun shqiptar: Luiz Ejlli!
E ftuara e radhës në këtë intervistë ishte këngëtarja e njohur Samanta Karavella. Mes rrëfimeve të shumta për karrierën dhe jetën e saj, biseda u ndal te fillimet e saj në muzikë, konkretisht te spektakli i famshëm i talenteve “Ethet e së premtes mbrëma”.
Në një moment, Arbana ndërhyn me një pyetje kurioze: “Me kë ke qenë te ‘Ethet’ ti?”
Samanta pa hezituar i përgjigjet: “Me Luiz Ejllin.”
Këtu ka ardhur edhe reagimi epik dhe mjaft i sinqertë i moderatores. E surprizuar nga ky fakt, Arbana u shpreh me një buzëqeshje: “Uuu, me mbretin! Me Luizin ke qenë ti… okej!”