Ajo u transportua menjëherë në gjendje shumë të rëndë në spitalin e Piacenzës, ku u shtrua në repartin e terapisë intensive.
Megjithatë, për shkak të plagëve shumë të rënda të marra, 20-vjeçarja ndërroi jetë në mbrëmjen e së enjtes, më 12 mars.
Autoritetet italiane kanë nisur hetime për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Deri në këtë fazë të hetimeve, nuk dyshohet për përfshirjen e ndonjë personi tjetër në këtë ngjarje, por nuk sqarohet nëse konsiderohet të jetë aksidentale apo tentativë vetëvrasjeje.
Ndërkohë, miq dhe të afërm kanë shprehur dhimbjen e tyre për humbjen e të resë.