Dinamikat mes Selin Bollatit dhe Mirit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5” kanë sjellë jo vetëm debat brenda formatit, por edhe reagime të forta jashtë tij. Pas afrimitetit dhe komenteve të shumta që kanë qarkulluar në rrjet për raportin mes dy banorëve, babai i Selinës ka vendosur të thyejë heshtjen dhe të dalë publikisht me një deklaratë të fortë. Sipas raportimeve në mediat rozë, Jeton Bollati ka reaguar në një intervistë televizive, ku është shprehur me tone shumë të ashpra për Mirin dhe për mënyrën se si ai është perceptuar pranë vajzës së tij.