Moderatori i programit, Ledion Liço, ka ndezur kureshtjen e të gjithëve me postimin e tij të fundit në Instagram, duke paralajmëruar një spektakël të zjarrtë për mbrëmjen e nesërme.
Përmes një karuseli me foto, Ledioni i ftoi ndjekësit të bëhen gati për Prime-in me mbishkrimin e thjeshtë: “Shihemi nesër miq”. Por, ajo që ka “çmendur” fansat dhe ka ngritur një valë aludimesh ndodhet pikërisht në foton e fundit të galerisë.
Moderatori shfaqet në skenën e madhe duke mbajtur në duar objektin më të frikshëm për banorët: Zarfin e Zi!
Për t’i shtuar edhe më shumë dozat e misterit dhe tensionit, Ledioni ka zgjedhur një kolonë zanore mjaft
domethënëse për postimin e tij: këngën “Anything Could Happen” (Çdo gjë mund të ndodhë) nga Ellie Goulding.
