Skip to content

Lajme Casti

News

  • Home
  • Terms & Conditions
  • Contact US
  • About US
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Historia më emocionuese e të gjitha kohërave: Pse sulltan Murati kërkoi 300 nuse në Dibër?

Posted on February 18, 2026 By lajmecasti No Comments on Historia më emocionuese e të gjitha kohërave: Pse sulltan Murati kërkoi 300 nuse në Dibër?

Historia më emocionuese e të gjitha kohërave: Pse sulltan Murati kërkoi 300 nuse në Dibër?

Historia më emocionuese e të gjitha kohërave, treguar si gojëdhënë:

Gjysma e shekullit XVIII, ishte koha kur turqit kishin ngritur të tjera beteja luftarake, ndërsa në Shqipëri nisën të shkëputen disa feudalë, për të krijuar pashallëqet e tyre.

Si vend i gjendur mes babëzisë së shteteve fqinje, Shqipëria ka qenë gjithmonë nën lakminë edhe të fqinjëve, si serbët e ardhur nga Nishi në Kalanë e Dodës, të cilët pretendonin të shtinin në dorë Dibrën me Lumën.

Kjo fuqi serbe e përqëndruar në Kalanë e Dodës, para se të nndërmerrte sulmin për t’i prekur shqiptarët në nderin e familjes, u dërgon fjalë krerëve të Dibrës së Poshtme, Kalisit dhe katundeve rrëzë malit të Korabit, që t’u dorëzonin atyre 300 vajza të reja, për oficerët serbë.

Por, ky do të ishte vetëm fillimi. Krerët u mblodhen në kuvend dhe vendosën t’i përgjigjeshin kësaj kërkese. Në këtë kuvend morën pjesë dhe përfaqësues nga Lura, me ne krye Nikollë Doçin.

Ditën e caktuar që duhej t’u çonin 300 vajzat, u caktuan 300 djem të zgjedhur e trima, të veshur si nuse, hipur në kuaj. Nën duvakun e nusërisë, ata mbanin armë dhe ishin të shoqëruar nga 1 000 vetë, që asokohe konsideroheshin si përcjellësit e nuses.

Kur oficerët serbë u vunë në radhë për të pritur ‘nuset’, së bashku me ushtarët, qëndronin prapa edhe krushqit me nuset po hynin në korridorin mes tyre,.. pritej të krisnin pushkët. Sapo krisi pushka, malësorët ia dhanë me batare dhe një pjesë e mirë e serbëve mbetën të vrarë…

Kjo histori qarkullon ne odat dibrane, në formën e një legjende, por nuk mund të quhet legjendë, pasi populli i Dibrës e ka transmetuar historinë me këngë dhe me meseletë e treguara nëpër konakë. Gojëdhënat janë faktet e padokumentuara të historisë, por vërtetësia e tyre është përcjellë mes dashurisë dhe dhimbjes së të parëve, si dëshmitarët e gjallë të ngjarjeve të mëdha dhe të bujshme të historisë së popullit shqiptar, krahinave që rritën trima dhe trimave që dhanë jetën për vendlindjen,

Uncategorized

Post navigation

Previous Post: Nisja e Ramazanit, Rama ka dy fjalë për besimtarët myslimanë…🙏
Next Post: Të dy të përqafuar, Bes Kallaku publikon foton me partneren

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • The Judge Was Seconds from Ending My 20-Year Marriage—Then My 8-Year-Old Niece Stood Up and Pressed Play
  • (no title)
  • When doctors informed him that his wife had only a few days left, he bent over her hospital bed and, masking his satisfaction with a cold smile, murmured
  • (no title)
  • The day I went to visit my wife’s grave like I did every year, I found a barefoot child lying on the headstone, clutching her photo. He whispered, ‘Sorry, Mom’… and I realized my wife had been hiding a secret from me our entire marriage.

Recent Comments

No comments to show.

Archives

  • March 2026
  • February 2026

Categories

  • Uncategorized

Copyright © 2026 Lajme Casti.

Powered by PressBook WordPress theme