Përpara se të shtriheshin për të fjetur në dhomën e gjumit, dyshja ka ndarë disa momente mjaft intime dhe romantike.
Ata janë parë duke shkëmbyer përqafime të ngrohta e të gjata, të cilat nuk kanë kaluar pa u shoqëruar me puthje në qafë.
Por, ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen e publikut ka qenë një deklaratë e fortë dhe e drejtpërdrejtë e Mateos. Gjatë këtyre momenteve të afërta, ai dëgjohet t’i thotë Brikenës:
“Jam i çmendur pas teje.”
Pas këtij momenti plot romancë dhe fjalësh të ëmbla, dyshja ka ndryshuar menjëherë atmosferën duke kaluar në një situatë mjaft lozonjare.
Ata kanë filluar të luajnë si fëmijë, duke u gjuajtur me jastëkë me njëri-tjetrin, duke treguar se përveç tërheqjes fizike, ndajnë edhe një shoqëri shumë të mirë e të shkujdesur.