
Përplasjet në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” po bëhen gjithnjë e më të forta, ndërsa një nga debatet që ka tërhequr më shumë vëmendje është ai mes Selinës dhe Juelës. Tensioni mes dy banoreve u ndez pas akuzave dhe kundërakuzave të forta, në një moment kur marrëdhëniet brenda shtëpisë janë tashmë shumë të brishta dhe çdo debat po shihet si një lëvizje e rëndësishme loje.
