Sipas informacioneve të konfirmuara nga Gjykata Themelore, seanca dëgjimore ku do të vendoset për këtë kërkesë është caktuar të mbahet nesër në orën 09:30, raporton Betimi për Drejtësi.
Aktualisht, këngëtari ndodhet nën masën e ndalimit policor prej 48 orësh.
Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se është duke vazhduar me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore për të zbardhur rrethanat e plota të këtij rasti.