Bëhet fjalë për Brikenën dhe Shëndritin, të cilët gjatë një bisede kanë lënë të kuptohet se tashmë e dinë fituesin e Big Brother VIP Kosova.
Dyshja përmendi emrin e Londrim Mekaj, i cili ka triumfuar në edicionin e katërt të këtij reality show.
“Çka u gëzova dje për atë që thanë, që ka fituar,” është shprehur modelja nga Kosova, duke iu referuar fitores së Londrimit.
Nga ana tjetër, Shëndriti reagoi me entuziazëm: “Hej e pabesueshme a, shumë e pabesueshme. Nëse je duke na parë, urime, e ke merituar. Të uroj me gjithë zemër Londraaa.”
Fakti që banorët e shtëpisë kanë marrë këtë informacion ka ngritur dyshime se lajmi mund t’u jetë komunikuar nga produksioni, pasi ata nuk kanë asnjë kontakt me botën e jashtme gjatë qëndrimit në shtëpi.