Shqipe nuk i ka kursyer etiketat e rënda ndaj Konomit, duke e akuzuar se ka humbur toruan dhe nuk di të ndajë televizionin nga rrjetet sociale.
“Ky bastard, ordiner që mendon se është live në TikTok… e ka ngatërruar televizionin me rrjetet sociale,” – shkruan Shqipe e revoltuar.
Ajo e ka cilësuar sjelljen e tij si të turpshme, veçanërisht duke marrë parasysh kontekstin e Ditës së Gruas.
“Të lejosh një ‘opinionist’ barbon të ofendojë me këtë lloj fjalori një grua në një ditë të shënuar si 8 Marsi…” – vazhdon ajo.
Shqipe nuk ka kursyer as panelin dhe të pranishmit e tjerë në studio, duke i akuzuar se heshtja e tyre ishte mungesë respekti për veten.
“Turp dhe për ato që ishin aty që s’patën as respekt për veten që ta stoponin, e jo më të kishin respekt për tjetrën. S’keni faj, keni arritur kulmin në nivelet më të larta,” – përfundoi ajo reagimin e saj të fortë.
