Mali tregoi se babai i tij kishte shitur gjithçka që familja posedonte, një vendim që sipas tij ndryshoi rrënjësisht jetën e tyre. Ai kujtoi se si ajo periudhë solli shumë vështirësi dhe pasiguri për familjen, duke e bërë fëmijërinë e tij shumë më të rëndë sesa ajo që duhet të përjetojë një fëmijë.
Me shumë emocione, ai rrëfeu edhe momentet që i kanë mbetur të ngulitura në kujtesë nga koha kur ishte i vogël. Mali tha se shpesh zgjohej nga gjumi nga zhurmat dhe tensionet që ndodhnin në familje, kujtime që edhe sot i rikthen me shumë traumë dhe dhimbje.
Në fund të rrëfimit, ai foli me shumë respekt dhe mirënjohje për nënën e tij. Sipas Malit, ajo ka qenë figura më e fortë në jetën e tij, pasi jo vetëm që ka bërë rolin e nënës, por edhe të babait, duke u përpjekur ta mbajë familjen të bashkuar dhe ta rrisë atë mes shumë sakrificash.
Klikoni fotot më poshtë për të na mbështetur.
Faleminderit për përkrahjen tuaj!