“Ne do ta destabilizojmë regjimin dhe do të mundësojmë ndryshimin”, tha ai.
Kujtojmë se pak para publikimit të deklaratës së tij, Izraeli njoftoi një valë të re sulmesh ndaj Teheranit.
Netanyahu kërcënoi drejtpërdrejt anëtarët e Trupave të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, duke thënë: “Ju jeni në shënjestër”.
Sipas Netanyahut operacioni ushtarak me SHBA-në do të “krijojë kushtet që do t’i lejojnë popullit iranian të marrë fatin e tij në duart e veta”, teksa u bëri thirrje iranianëve të ngrihen.
“Momenti i së vërtetës po afron. Ne nuk kërkojmë ta ndajmë Iranin, por ta çlirojmë atë nga zgjedha e tiranisë dhe të jetojmë me të në paqe, por në fund të fundit varet nga ju”, tha ai.
Në sfondin e sulmeve të intensifikuara izraelite kundër objektivave të Hezbollahut në Liban, Netanyahu i bëri thirrje qeverisë libaneze që t’i përmbahet angazhimit të saj sipas marrëveshjes së armëpushimit të nëntorit 2024 dhe të çarmatoset Hezbollahu. Duhet thesuar se deri më tani janë regjistruar 294 të vdekur në Liban dhe mijëra të plagosur.
Klikoni fotot më poshtë për të na mbështetur.
Faleminderit për përkrahjen tuaj!