Një listë me emra mjaft të njohur të ekranit dhe muzikës tashmë po qarkullon, e ndarë mes aludimeve dhe konfirmimeve jozyrtare.
Emrat që përfliten fuqishëm për të veshur çizmet e fermerit janë ikona e stilit Jonida Maliqi, aktori i humorit Romir Zalla, poetja ekstravagante Mimoza Ahmeti, si dhe Akil Varfi, Ledian Agallijaj dhe Indri Shiroka.
Megjithatë, gazetari Andi Vrapi ka dhënë si “informacion të sigurt” dy emra që pritet të garantojnë dinamika të forta: reperin e njohur Fero dhe ish-banoren shpërthyese, Ermiona Lekbello.
Përveç kastit, surpriza ka edhe në rolet e tjera të formatit. Inida Gjata (Zhaku) përflitet se do të jetë në pozicionin e opinionistes, ndërsa balerini dhe fituesi i BBV1, Ilir Shaqiri, pritet të marrë rolin autoritar të “Kryeplakut” të Fermës.
Klikoni fotot më poshtë për të na mbështetur.
Faleminderit për përkrahjen tuaj!