Deputetët dhe ish-deputetët do të duhet të koordinohen me Bashkinë e Tiranës për evidentimin e problematikave, të cilat më pas do të raportohen në mbledhjet përkatëse.
Rama ka kërkuar më shumë angazhim nga të gjithë, veçanërisht nga Bashkia e Tiranës, sidomos sa i përket menaxhimit të hapësirave publike.
Raportohet se Kryeministri u është drejtuar të pranishmëve me fjalët: “U kam thënë se mungesa e kryetarit të zgjedhur do të jetë një problem, por ju nuk e keni marrë shumë seriozisht në atë kohë”.
Gjithashtu, pritet të ngrihet një grup pune nën drejtimin e Ogerta Manastirliu për të identifikuar të gjitha problematikat dhe për t’i raportuar ato në mbledhjet e ardhshme.
Na mbështesni duke prekur fotot më poshtë.
Faleminderit për përkrahjen tuaj!