Skip to content

Lajme Casti

News

  • Home
  • Terms & Conditions
  • Contact US
  • About US
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

E PAPRITUR, Zbulohet se kush eshte fajtori qe coi ne Hage ish kreret e UCK-se

Posted on February 17, 2026 By lajmecasti No Comments on E PAPRITUR, Zbulohet se kush eshte fajtori qe coi ne Hage ish kreret e UCK-se

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas vizitës së kryeministrit Edi Rama sot në Prishtinë, të cilën e cilëson si “hipokrite”.

Sipas Berishës, pazaret e kryeministrit Edi Rama në Beograd, janë shkaku se pse po gjykohen në Hagë 4 ish-luftëtarët e UÇK-së.

“Të dashur miq, sot në prag të pavarësisë, Edi Rama bëri një vizitë blic në Kosovë. Me këtë rast, unë dua t’ju shpreh qytetarëve të Kosovës mendimin tim se, sot në Kosovë ishte një armik i egër i Kosovës, i lirisë, i dinjitetit të qytetarëve të Kosovës.

Unë e bëj këtë deklaratë sot, sepse me dëshmi të pakundërshtueshme, me akte të mirënjohura, Edi Rama, qoftë në tryeza private, qoftë në akte në publike ka dëshmuar po atë armiqësi, po atë egërsi ndaj Kosovës, sovranitetit dhe udhëheqjes së saj. Sot ai vrapoi për të deklaruar mbështetjen për ish-udhëheqjen politike të Kosovës që ndodhet në Hagë.

E kam denoncuar dhe denoncoj publikisht pretencën e prokurorëve të Hagës, si një pamflet të propagandës ultranacionaliste serbe ndaj ish-udhëheqësve politikë të Kosovës dhe të Luftës Çlirimtare të saj.

E kam thënë dhe e përsëris, se ata kanë qenë aleatë besnikë, luajalë të Aleancës së Atlantikut të Veriut në terren, por jam i bindur se janë në Hagë, një nga shkaqet është vet Edi Rama me pazaret e tij të turpshme që bëri në Beograd për Kosovën.

Ky armik i egër është njeriu kryesor i presionit maksimal ndaj udhëheqjes së atëhershme politike të Kosovës për votimin e ligjit të Gjykatës së Kosovës në Hagë. Ligj i cili, në realitet ka norma dhe standarde të papranueshme, në raport me të drejtën ndërkombëtare.

Edhe njëherë, dënoj këtë vizitë si një akt hipokrizie të një armiku të egër që Kosova pati në Tiranë, njëlloj me Enver Hoxhën, nga viti 2013 gjer sot”, tha Berisha

Uncategorized

Post navigation

Previous Post: Vetëm 3 gjethe hithre i japin “lamtumirë” çdo problemi, ja sekreti si t’i përdorni
Next Post: Super yll e bukur/ 23 vjeçarja në Sukth i jep fund jetës, arsyeja e trishtë që fshihet pas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • My daughter called me, whispering through tears, “Dad… Mom’s boyfriend and his friends are here.
  • (no title)
  • His Perfect Life Collapsed Overnight—What the Maid’s Daughter Did Next Left an Entire Ballroom Silent
  • (no title)
  • At a family dinner, my mom looked at me and said, “Give me your credit

Recent Comments

No comments to show.

Archives

  • March 2026
  • February 2026

Categories

  • Uncategorized

Copyright © 2026 Lajme Casti.

Powered by PressBook WordPress theme