
Ferma VIP po merr formë, Arbana Osmani publikon pamjet (Video)
Tashmë është zyrtare: Arbana Osmani dhe partneri i saj, regjisori Eduart Grishaj, do të jenë në timonin e edicionit të tretë të “Ferma VIP”.
Pas një periudhe të gjatë aludimesh dhe thashethemesh në media, dyshja ka konfirmuar gjithçka, duke shuar çdo dyshim mbi stafin drejtues të spektaklit.
