Skip to content

Lajme Casti

News

  • Home
  • Terms & Conditions
  • Contact US
  • About US
  • Privacy Policy
  • Toggle search form
Posted on March 4, 2026 By lajmecasti No Comments on

Ai theksoi se kjo masë synon të garantojë sigurinë e lundrimit dhe të mbrojë interesat amerikane dhe ndërkombëtare në një nga rrugët më të rëndësishme detare për transportin global të naftës.

“Me efekt të menjëhershëm, kam urdhëruar Korporatën Amerikane për Financimin e Zhvillimit (DFC) që të ofrojë, me kushte shumë të arsyeshme, sigurim ndaj rrezikut politik dhe garanci për sigurinë financiare të gjithë tregtisë detare – veçanërisht të energjisë – që kalon përmes Gjirit. Kjo mbështetje do të jetë e disponueshme për të gjitha kompanitë e transportit detar”, shkroi ai në Truth Social.

“Nëse do të jetë e nevojshme, Marina e Shteteve të Bashkuara do të nisë sa më shpejt shoqërimin e cisternave nëpër Ngushticën e Hormuzit. Sido që të jetë situata, Shtetet e Bashkuara do të garantojnë rrjedhën e lirë të energjisë drejt tregjeve botërore. Fuqia ekonomike dhe ushtarake e Shteteve të Bashkuara është më e madhja në botë – dhe do të pasojnë edhe veprime të tjera”, shtoi ai.

Çmimet e naftës arritën nivelin më të lartë në 13 muajt e fundit në Evropë, pasi Irani mbylli mbrëmë Ngushticën e Hormuzit, rrugë kyçe detare për transportin e naftës, shkruan skynews.

Irani gjithashtu u zotua se do të sulmojë çdo anije që përpiqet të kalojë përmes kësaj rruge ujore.

Njoftimi i presidentit pati reagim të menjëhershëm në tregjet financiare, ku çmimet globale të naftës fshinë një pjesë të madhe të rritjeve të ditës.

Nafta Brent, standardi ndërkombëtar, në kulmin e saj ishte rreth 8 për qind më e lartë gjatë ditës, por më pas u rrit vetëm me 2.9 për qind, duke qëndruar pak nën 80 dollarë për fuçi, para mbylljes së tregut amerikan.

Qindra cisterna zakonisht lëvizin në çdo moment përmes Ngushticës së Hormuzit, mes Gjirit Persik dhe Gjirit të Omanit, me Iranin në veri dhe Omanin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe në jug.

Kjo është e vetmja dalje detare për prodhuesit kryesorë të naftës në këtë rajon, përfshirë Iranin.
Në vitin 2024, rreth një e pesta e gjithë naftës globale kalonte përmes kësaj rruge të ngushtë ujore – ekuivalente me 20 milionë fuçi në ditë.

Na mbështesni duke prekur fotot më poshtë.
Faleminderit për përkrahjen tuaj!

 

 

 

Uncategorized

Post navigation

Previous Post: My sister tore up the front-row tickets I bought for my kids like it was
Next Post: Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica e Hormuzit, “nëse është e nevojshme”.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Surprizë/ Ish-banorja e BBV do të jetë opinioniste në Ferma VIP 3?!
  • (no title)
  • URGJENCE ! Rogerti DHUNON me Valixhe Mateon pas Debatit te Rende
  • (no title)
  • U GJET ! Bleona Fshihet ne Greqi ! Odeta Dume REAGON per Gjetjen e Bleona Mates

Recent Comments

No comments to show.

Archives

  • March 2026
  • February 2026

Categories

  • Uncategorized

Copyright © 2026 Lajme Casti.

Powered by PressBook WordPress theme