“Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të së nderuarës Znj.Afërdita Salillari. Pritja mortore do të zhvillohet në shtëpinë funerale Alba2000, në Rrugën e Durrësit dhe ceremonia e varrimit do të mbahet ditën e mërkurë, 4 Mars, ora 11:00, në varrezat e Sharrës.”
Çifti Pëllumb dhe Afërdita Salillari janë përfshirë prej vitesh në fushën e ndërtimit të objekteve infrastrukturore dhe civile, me kompanitë “Salillari” e “Bervi Construction”, ndërsa nga martesa kanë dhe dy djem, Besmirin dhe Ervisin.

Newsbomb.al mëson se sipërmarrësja Afërdita Salillari ishte diagnostifikuar me tumor dhe pavarësisht trajtimit spitalor dhe betejës për jetën, fatkeqësisht ka mbyllur sytë në moshën 64 vjeçare, duke lënë në dhimbje familjen, të afërmit dhe miqtë.

