“Kina shpenzoi për “DeepSeek” 6 milionë, kurse Inteligjenca Artificiale e Edi Ramës me familjen, 75 milionë pa bërë asgjë, pa bërë asnjë blerje, asnjë shitje”, tha ai, ndërsa shtoi se paratë e qytetarëve nga thesari i shtetit kanë kaluar tek familja e kryeministrit.
Ai akuzoi gjithashtu “Lindat e Ramës”, duke iu referuar këtu ish-drejtoreshës AKSHI-t, Mirlinda Karçanajt dhe bashkëshortes së kryeministrit, Linda Rama, për marrje peng të biznesmenëve dhe plaçkitje të fondeve publike.
“Nuk ka si Belinda, por me keq se ajo është Rama me Lindat e tjera, ato dy Linda të tjera nuk i gjen as në romane. Veprat e tyre të zeza me AKSHI-n, me marrje peng të biznesmenëve, me plaçkitje, me tendera 75 milionë për Inteligjencën Artificiale për kunatin.
Kina shpenzoi për “DeepSeek” 6 milionë, kurse Inteligjenca Artificiale e Edi Ramës me familjen, 75 milionë pa bërë asgjë, pa bërë asnjë blerje, asnjë shitje, të gjitha paratë nga xhepi juaj në thesar, nga thesari tek ata. Ndaj në këtë betejën ai është i pashpresë. Guximit tuaj, zemërimit tuaj nuk ka forcë në botë që t’i rezistojnë”, tha kreu i PD-së.
Na mbështesni duke prekur fotot më poshtë.
Faleminderit për përkrahjen tuaj!