Skip to content

Lajme Casti

News

  • Home
  • Terms & Conditions
  • Contact US
  • About US
  • Privacy Policy
  • Toggle search form
Posted on March 2, 2026 By lajmecasti No Comments on

Pas rritjes së çmimeve në bursat globale, pritet që të ketë efekte edhe në tarifat e transportit të mallrave.

Menjëherë pas nisjes së konfliktit mes Izraelit dhe Iranit, më 28 shkurt 2026, i cili shpërtheu me sulme ushtarake të njëpasnjëshme, ndikimi i parë u shfaq me shtrenjtimin e çmimeve të naftës.

Në bursat ndërkombëtare, çmimet e naftës u rritën deri 13%, ndërsa çmimet e gazit arritën 24%, duke reflektuar pasigurinë mbi furnizimet dhe tensionet e rritura në një rajon kyç për prodhimin dhe transportin e energjisë.

Në mesin e ditës së sotme (2 mars 2026), çmimi i naftës Brent crude në bursë arriti 79 USD për fuçi, nga 75 USD që ishte në orët e para të mëngjesit. Para sulmeve, çmimi varionte nga 62 deri 65 USD për fuçi.

Si importuesit e naftës, ashtu edhe kompanitë e transportit nga vendet e rajonit dhe Europa drejt Shqipërisë me rrugë tokësore raportojnë furnizime me çmime deri 10% më të larta.

Përfaqësues të Shoqatës së Hidrokarbureve thanë për “Monitor” se ditët menjëherë pas sulmit janë furnizuar me naftë me çmim 900 USD për ton, nga 740 USD për ton që ishte më parë.

“Shtrenjtimi i çmimeve në bursë pritet të reflektohet brenda 4 ditëve në tregun e pakicës, me rritje çmimi nga 15 deri 20 lekë për litër”, pohuan nga Shoqata e Hidrokarbureve.

Aktualisht, në pikat e karburanteve, çmimi i shitjes së naftës është 170-175 lekë për litër dhe pritet të arrijë 185–190 lekë për litër.

Përfaqësues të Shoqatës paralajmërojnë se në rast të zgjerimit të hartës së sulmeve, ose përfshirjes së tyre nga Hamas, çmimet e naftës në bursë mund të arrijnë edhe 110 USD për fuçi, duke ndikuar menjëherë edhe çmimin për konsumatorin vendas.

Do shtrenjtohen edhe tarifat e transportit të mallrave

Shtrenjtimi i karburantit pritet gjithashtu të ndikojë tek tarifat e transportit të mallrave, pasi shpenzimet për naftë përbëjnë një pjesë të madhe të kostove në këtë sektor.

Por me çmime më të lartë deri 10% në furnizimet e naftës po përballen edhe kompanitë e transportit të mallrave tregtare.

Rodolf Xhillari administratori i kompanisë së transportit të mallrave me rrugë tokësore “Balkan Trans Albania” nënvizon se rritja e çmimeve të naftës pritet të ndikojë në shtrenjtimin e tarifave të transportit të mallrave me rajonin dhe vendet e BE.

Xhillari shpjegon se shpenzimet për naftë përbëjnë 60–70% të totalit të kostove në transportin e mallrave, prandaj është e pamundur që rritja e çmimit të naftës të mos reflektohet te tarifat.

“Me shtrenjtimin e naftës, edhe tarifat për transportin rrugor të mallrave priten të rriten në të njëjtën masë që rritet çmimi i karburantit.”Rritja e çmimit të naftës pas përshkallëzimit të sulmeve ushtarake nuk është fenomen i ri. Në muajin mars 2022 pas sulmeve të Rusisë në Ukrainë, çmimi i naftës Brent u rrit ndjeshëm duke arritur mbi 100 USD për fuçi, nga rreth 92 USD për fuçi para nisjes së luftës, duke arritur nivele si mbi 105 USD për fuçi në ditët e para të konfliktit. Në ditët e para të luftës rritja e çmimeve ishte nga 8 deri 12%./ Monitor

Na mbështesni duke prekur fotot më poshtë.
Faleminderit për përkrahjen tuaj

Uncategorized

Post navigation

Previous Post: Tensionet në Lindjen e Mesme, reagon Erdogan dhe bën deklaratën e fortë
Next Post: Lufta në Lindjen e Mesme/ Karburantet paralajmërojnë rritje të çmimit në Shqipëri, ja me sa lekë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • The Judge Was Seconds from Ending My 20-Year Marriage—Then My 8-Year-Old Niece Stood Up and Pressed Play
  • (no title)
  • When doctors informed him that his wife had only a few days left, he bent over her hospital bed and, masking his satisfaction with a cold smile, murmured
  • (no title)
  • The day I went to visit my wife’s grave like I did every year, I found a barefoot child lying on the headstone, clutching her photo. He whispered, ‘Sorry, Mom’… and I realized my wife had been hiding a secret from me our entire marriage.

Recent Comments

No comments to show.

Archives

  • March 2026
  • February 2026

Categories

  • Uncategorized

Copyright © 2026 Lajme Casti.

Powered by PressBook WordPress theme