Pjesëmarrësit e tjerë nuk e heshtën reagimin e tyre ndaj komenteve të tij, duke shprehur mospajtim dhe duke theksuar se “këtu jemi për t’u argëtuar dhe jo për të gjykuar jetën intime të të tjerëve.” Kjo përplasje ka ngjallur debate të ashpra në rrjetet sociale, ku fansat kanë shprehur mendimet e tyre për mënyrën se si Rogerti e adresoi situatën dhe se si Selina reagoi ndaj tij.
“Përse duhet të flasim për këto tema në publik? Kjo është një shfaqje për të argëtuar njerëzit, jo për të trajtuar tema kaq private,” shkruante një ndjekës në një nga postimet e shumta.Të gjithë janë të etur për të parë se çfarë do të ndodhi më pas, dhe si ky moment do të ndikojë në dinamikat e grupit. A do të arrijnë Rogerti dhe Selin të sqarojnë mosmarrëveshjet e tyre, apo tensionet do të rriten edhe më tej? Publiku mbetet në pritje për zhvillimet e tjera në këtë dramë të re të Big Brother VIP Albania.