Pas këtij incidenti, Stenaldo u shpreh i revoltuar dhe kërkoi që situata të menaxhohej nga staf i Big Brother, duke e cilësuar veprimin si të papranueshëm. “Nuk ka vend për dhunë këtu! Ne jemi këtu për të ndarë përvoja pozitive,” tha ai, duke bërë thirrje për më shumë respekt mes banorëve.Videoja e incidentit është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale, ku fansat kanë shprehur mendimet e tyre. Një pjesë e tyre mbështesin Stenaldon dhe e dënojnë veprimin e Rogertit, ndryshe nga disa të tjerë që e shohin si një përgjigje të natyrshme ndaj provokimeve.

Ky skandal ka hapur një debat të gjerë rreth sjelljes dhe etikës brenda reality show-t, duke vënë në pah se emocionet e forta shpesh mund të çojnë në përplasje të padëshiruara. Si do të reagojë staf i Big Brother ndaj këtij incidenti? A do të ketë pasojat për Rogertin? Të gjithë janë të etur për të parë se si do të zhvillohen ngjarjet në ditët në vijim dhe çfarë do të sjellin për banorët e tjerë.