Skip to content

Lajme Casti

News

  • Home
  • Terms & Conditions
  • Contact US
  • About US
  • Privacy Policy
  • Toggle search form
Posted on February 28, 2026 By lajmecasti No Comments on

Sipas burimeve policore, ai është një 17-vjeçar, shtetas grek, që shoqërua më herët në drejtorinë lokale të policisë dhe u pyet prej hetuesve, teksa pranoi se ishte ai autori i vrasjes të Vangjelit dhe plagosjes së shokut të tij 19 vjeçar.

Sipas tij shkak ishte një sherr banal mes tyre. Në pranga u vu edhe e ëma e tij, pasi mbi të rëndojnë dy akuza. Ajo e lënies pa kujdes të të miturit dhe tentativa për fshehje të provave pasi sipas burimeve policore tentoi të ngatërronte autoritet duke thënë se autor ishte shoku i viktimës 19 vjeç.

Ata do të dërgohen në gjykatë për masë sigurie paraditen e së shtunës (28 shkurt).

Sipas informacioneve, një nga plagët shqiptari i mitur e kishte në gjoks, e cila i kishte dëmtuar edhe zemrën. Gjithçka duhet të ketë ndodhur në orët e para të mëngjesit të së premtes në lagjen Lutraki, informon “Protothema”.

17-vjeçari u gjet në mes të rrugës me plagë të shumta thike dhe në të njëjtën kohë, një 19-vjeçar u gjet gjithashtu me një plagë thike në bark.

I riu u dërgua në një spital të Athinës për trajtim. Sipas informacioneve, deri më tani i plagosuri nuk ka dhënë detaje rreth asaj që ndodhi apo vendit ku ndodhi incidenti i përgjakshëm.

Për mediat greke ka folur nëna e 19-vjeçarit, e cila ka thënë:

“Nuk di asgjë ende, isha duke fjetur kur më morën. Sa i përket fëmijës tjetër, zbulova se kishte vdekur rrugës. Ai ishte një mik i ngushtë i djalit tim. Kush janë ata që vranë një fëmijë dhe shkuan të vrisnin një tjetër? Nuk e di…”.

Hetimet tregojnë se më parë 17-vjeçari ndodhej në një zonë të largët pranë Rrugës së Përgjithshme të Loutrakit, por ende nuk është e qartë se çfarë ka ndodhur saktësisht aty.

Ndërkohë po këtë të premte, një 19-vjeçar grek, mik i ngushtë i 17-vjeçarit, u transportua në të njëjtin spital me plagë nga thika në bark dhe u operua.

Ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe aktualisht ndodhet në klinikën kirurgjikale, shkruan “Protothema”.

Uncategorized

Post navigation

Previous Post: “Mirlinda Karçanaj ka blerë shtëpi 500 mijë euro nga një grup kriminal” – Llabani: Balluku s’i shpëton dot akuzës së pastrimit të parave! Ja çfarë ka në dorë SPAK për llogaritë e saj jashtë vendit
Next Post: Vr*sja e 17-vjeçarit shqiptar me thikë në zemër, arrestohen autori i dyshuar dhe nëna e tij! Detajet e ngjarjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Surprizë/ Ish-banorja e BBV do të jetë opinioniste në Ferma VIP 3?!
  • (no title)
  • URGJENCE ! Rogerti DHUNON me Valixhe Mateon pas Debatit te Rende
  • (no title)
  • U GJET ! Bleona Fshihet ne Greqi ! Odeta Dume REAGON per Gjetjen e Bleona Mates

Recent Comments

No comments to show.

Archives

  • March 2026
  • February 2026

Categories

  • Uncategorized

Copyright © 2026 Lajme Casti.

Powered by PressBook WordPress theme