Skip to content

Lajme Casti

News

  • Home
  • Terms & Conditions
  • Contact US
  • About US
  • Privacy Policy
  • Toggle search form
Posted on February 28, 2026 By lajmecasti No Comments on

Në terren kanë filluar punimet përgatitore, të cilat përfshijnë pastrimin e zonës nga bimësia, punime tokësore dhe nivelimin e terrenit me mjete të rënda. Këto ndërhyrje shënojnë nisjen reale të ndërtimit të rrugës së re.

Kontrata për realizimin e projektit, me vlerë 310 milionë euro (me TVSH), është firmosur në dhjetor të vitit 2024. Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Infrastrukturës në Greqi, Dimitris Anagnopulos, aksi pritet të përfundojë brenda 4 viteve.

Aksi rrugor Janinë–Kakavijë do të ketë një gjatësi totale prej 70 kilometrash dhe do të jetë vazhdim i Autostradës Joniane, duke lidhur Janinën me pikën kufitare të Kakavijës. Ai konsiderohet boshti më perëndimor vertikal i Autostradës Egnatia dhe është pjesë e rrjetit kryesor evropian të transportit (TEN-T).

Janinë – Kalpak: 46.4 km me trase të re dhe 6 nyje pa kryqëzim në nivel (Kosmirë, Asvestohori, Grammenohoria, Pasanë, Zicë dhe Kari).

Kalpak – Kakavijë: 23.1 km, që përfshin modernizimin e rrugës ekzistuese deri në pikën kufitare.

Rruga është projektuar për shpejtësi 100 km/orë, me dy korsi për çdo drejtim dhe korsi emergjence, ndërsa gjerësia totale e autostradës arrin 22.25 metra, e pajisur me barriera sigurie dhe ndarje qendrore.

Me përfundimin e këtij aksi, udhëtimi nga Athina deri në kufirin me Shqipërinë do të zgjasë rreth 4 orë e 30 minuta, duke sjellë kursim të madh kohe dhe rritje të sigurisë. Aktualisht nga kufiri deri në Athinë duhen të paktën 6 orë dhe kjo kohëzgjatje shkon deri në 8 ose 9 orë.

Rruga do të lidhë drejtpërdrejt Autostradën Joniane me Egnatian, do të lehtësojë trafikun rreth Janinës, do të shërbejë për aeroportin dhe zonën industriale të qytetit, si dhe do të krijojë akses më të shpejtë drejt porteve të Igumenicës dhe Patrës.

Gjithashtu, projekti do të përmirësojë ndjeshëm lidhjen e rajoneve si Konica, Florina dhe Kastoria, duke forcuar më tej bashkëpunimin ekonomik dhe lëvizjen ndërkufitare mes Greqisë dhe Shqipërisë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Uncategorized

Post navigation

Previous Post: Vodhën makinën e prindërve, aksident tragjik në kryeqytet, vdes 15 vjeçari, dhe plagoset shqiptari
Next Post: Athinë–Shqipëri për 4 orë e 30 minuta/ Autostrada e re që shkurton kohën…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Zyrtare! Elijona dhe Kushtrimi e bëjnë publike lidhjen e dashurisë (FOTO)
  • (no title)
  • E PABESUESHME: Ja ku PUNON Sot NIPI i Enver Hoxhes. Nuk PAGUHEM Shume
  • (no title)
  • VDIQ?! Bes Kallaku SHOKON publikun me deklaratën e bujshme për…

Recent Comments

No comments to show.

Archives

  • March 2026
  • February 2026

Categories

  • Uncategorized

Copyright © 2026 Lajme Casti.

Powered by PressBook WordPress theme