KENGA E RE DISS PER XHENSILEN ..
FLET BES KALLAKU
Pas zhurmës së madhe që shkaktoi kënga e tij më e re “Rrëfim”, Bes Kallaku ka vendosur t’u japë fund aludimeve. Shumë ndjekës e panë projektin si një “diss” ndaj ish-bashkëshortes, këngëtares Xhensila Myrtezaj,
por Besi sqaron se ky ishte thjesht versioni i tij më i vërtetë, pa maska dhe pa skenar.
Besi ishte i prerë në reagimin e tij: ai u shpreh se kapitulli me të shkuarën është mbyllur prej kohësh dhe se sot e kupton sa i fituar ka dalë nga ajo situatë. Ai nuk ka kursyer falënderimet për motrën e tij, Anën, e cila i ka qëndruar pranë në ditët e tij më të vështira.
Surpriza e vërtetë ishte dedikimi në fund! Besi i ka shprehur mirënjohjen partneres së tij të re, duke e quajtur “trëndafilin në kohë lufte” që i riktheu buzëqeshjen dhe versionin më të mirë të vetes.