Skip to content

Lajme Casti

News

  • Home
  • Terms & Conditions
  • Contact US
  • About US
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Zarf i zi? Sherr fizik në Big Brother VIP Albania mes Markos dhe Shëndritit (Video)

Posted on February 26, 2026 By lajmecasti No Comments on Zarf i zi? Sherr fizik në Big Brother VIP Albania mes Markos dhe Shëndritit (Video)


Zarf i zi? Sherr fizik në Big Brother VIP Albania mes Markos dhe Shëndritit (Video)

Një përplasje e tensionuar ka ndodhur brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, ku protagonistë kanë qenë Marko dhe Shëndriti, ndërsa shkak i konfliktit janë bërë… cigaret.

Sipas pamjeve që po qarkullojnë në rrjet, gjithçka nisi në momentin kur Shëndriti i mori cigaret Markos dhe refuzonte t’ia kthente, pavarësisht insistimit të vazhdueshëm të këtij të fundit. Situata u përshkallëzua shpejt, duke kaluar nga debat verbal në përplasje fizike.

Në video shihet Marko tejet i irrituar, i cili çohet nga vendi dhe i afrohet Shëndritit. Ai e kap nga dora, ia hedh çakmakun në tokë dhe me tone të larta dëgjohet duke përsëritur disa herë:“Këto janë cigaret e mia, vëlla! Këto janë cigaret e mia! Nuk mundesh me m’i marrë cigaret e mia!”
Tensioni ishte i dukshëm, ndërsa banorët e tjerë u afruan për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës. Për disa sekonda, debati mori përmasa fizike, duke shkaktuar shqetësim në shtëpi.

Ngjarja ka ndezur menjëherë reagime në rrjetet sociale, ku ndjekësit janë ndarë mes atyre që e shohin reagimin e Markos si të tepruar dhe atyre që e konsiderojnë veprimin e Shëndritit si provokues.
Mbetet për t’u parë nëse Vëllai i Madh do ta trajtojë këtë incident në Prime-in e radhës dhe nëse do të ketë masa disiplinore për njërin apo të dy banorët pas këtij sherri.

Uncategorized

Post navigation

Previous Post: On his wedding day, the groom found a basket on the church steps containing twin
Next Post: I never told my parents I was a federal judge after they abandoned me ten

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • The Judge Was Seconds from Ending My 20-Year Marriage—Then My 8-Year-Old Niece Stood Up and Pressed Play
  • (no title)
  • When doctors informed him that his wife had only a few days left, he bent over her hospital bed and, masking his satisfaction with a cold smile, murmured
  • (no title)
  • The day I went to visit my wife’s grave like I did every year, I found a barefoot child lying on the headstone, clutching her photo. He whispered, ‘Sorry, Mom’… and I realized my wife had been hiding a secret from me our entire marriage.

Recent Comments

No comments to show.

Archives

  • March 2026
  • February 2026

Categories

  • Uncategorized

Copyright © 2026 Lajme Casti.

Powered by PressBook WordPress theme