
Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar. Të gjithë e donin
Kinematografia shqiptare në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare aktori i mirënjohur korçar

Ziçishti do të mbetet në kujtesën e artdashësve për kontributin e tij të çmuar në artin interpretativ dhe për rolet që shënuan një epokë të teatrit dhe kinemasë shqiptare.
Homazhet në nder të tij do të zhvillohen më 26 shkurt, nga ora 09:30 deri në 10:30, në hollin e teatrit në Korçë.
Komuniteti artistik, miqtë dhe familjarët i japin lamtumirën e fundit një aktori që për dekada ishte pjesë e identitetit kulturor të qytetit dhe më gjerë.
Jeta dhe karriera e aktorit të njohur
Zhani Petro (Ziçishti) ka lindur në 31 maj të vitit 1940, në qytetin e Korçës.
Pas mbarimit të studimeve të larta në Institutin e lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) fillon punën si aktor pranë Teatrit “A.Z.Çajupi” të Korçës. Me trupën e këtij teatri do të interpretojë një sërë rolesh duke u bërë i njohur për publikun artdashës.
Roli i parë i aktorit në kinematografi do të jetë ai i mësues Agronit në filmin “Lumë drite” në vitin 1970. Zhani Petro (Ziçishti) do të interpretojë në 16 role në filma artistikë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin