Skip to content

Lajme Casti

News

  • Home
  • Terms & Conditions
  • Contact US
  • About US
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

TRONDITET VENDI! NDAHET NGA JETA PROFESORI DHE PERSONALITETI I SHQUAR SHQIPTAR

Posted on February 26, 2026 By lajmecasti No Comments on TRONDITET VENDI! NDAHET NGA JETA PROFESORI DHE PERSONALITETI I SHQUAR SHQIPTAR


TRONDITET VENDI! NDAHET NGA JETA PROFESORI DHE PERSONALITETI I SHQUAR SHQIPTAR

Bota akademike në zi: Ndahet nga jeta profesori dhe historiani i shquar shqiptar
Ndahet nga jeta Prof. Dr. …

Ndahet nga jeta Prof. Dr. Ramiz Abdyli, profesori dhe historiani i njohur shqiptar.Prof. Dr. Ramiz Abdyli lindi më 10 nëntor 1944 në Llojan të Kumanovës. Shkollimin e lartë e përfundoi në Shkup, në Fakultetin Filozofik – Dega e Historisë (1968), ndërsa studimet pasuniversitare i vijoi me magjistraturë dhe doktoraturë në fushën e historisë, duke trajtuar çështje të rëndësishme të lëvizjes kombëtare dhe historisë sociale shqiptare.

Gjatë karrierës së tij të gjatë akademike dhe shkencore, ai punoi si mësues, profesor, studiues në Institutin e Historisë në Prishtinë dhe më pas në Institutin e Historisë Nacionale në Shkup. Ishte profesor në Universitetin e Tetovës që nga themelimi i tij në vitin 1994, ndërsa në fillim të vitit 2003 ushtroi detyrën e rektorit.

Prof. Abdyli ka qenë autor i dhjetëra studimeve dhe trajtesave shkencore, pjesëmarrës në shumë simpoziume brenda dhe jashtë vendit, si dhe bashkëpunëtor në botime enciklopedike shqiptare. Kontributi i tij në historiografinë shqiptare dhe në arsimin universitar do të mbetet i çmuar dhe i paharruar.

Mes dhjetra mesazheve ngëshëlluese, një mesazh ndau edhe Ali Ahmeti.

Postimi i Ali Ahmetit
Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Ramiz Abdylit, njërit prej korifejve të historiografisë shqiptare dhe profesor i nderuar në mbarë hapësirën shqiptare.

Jeta dhe vepra e tij janë të lidhura ngushtë me arsimin, shkencën dhe afirmimin e së vërtetës historike për shqiptarët. Si rektor i Universitetit të Tetovës, ai dha kontribut të jashtëzakonshëm në konsolidimin e institucionit dhe në ngritjen akademike të brezave të rinj. Me dhjetëra vepra shkencore e studime të thelluara do të mbeten referencë e përhershme për historinë tonë kombëtare.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes Abdyli, kolegëve, studentëve dhe gjithë komunitetit akademik shqiptar. Kujtimi dhe vepra e tij do të jetojnë gjatë.

Uncategorized

Post navigation

Previous Post: I never told my in-laws that my father is the Chief Justice. I spent the
Next Post: “I’ll Give You One Hundred Million If You Can Open the Safe,” the Billionaire Mocked—Then

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • The Judge Was Seconds from Ending My 20-Year Marriage—Then My 8-Year-Old Niece Stood Up and Pressed Play
  • (no title)
  • When doctors informed him that his wife had only a few days left, he bent over her hospital bed and, masking his satisfaction with a cold smile, murmured
  • (no title)
  • The day I went to visit my wife’s grave like I did every year, I found a barefoot child lying on the headstone, clutching her photo. He whispered, ‘Sorry, Mom’… and I realized my wife had been hiding a secret from me our entire marriage.

Recent Comments

No comments to show.

Archives

  • March 2026
  • February 2026

Categories

  • Uncategorized

Copyright © 2026 Lajme Casti.

Powered by PressBook WordPress theme