Skip to content

Lajme Casti

News

  • Home
  • Terms & Conditions
  • Contact US
  • About US
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

“Më kanë ardhur poshtë shtëpisë!” Aktori i Osmanit denoncon TikTok-erin Greca

Posted on February 26, 2026 By lajmecasti No Comments on “Më kanë ardhur poshtë shtëpisë!” Aktori i Osmanit denoncon TikTok-erin Greca


“Më kanë ardhur poshtë shtëpisë!” Aktori i Osmanit denoncon TikTok-erin Greca
Ervis Belollari ka denoncuar në emisionin Fiks Fare se prej muajsh po përballet me kërcënime dhe fyerje të vazhdueshme në TikTok.

Ai shprehet se pas pjesëmarrjes në serialin turk, ku pretendon se është i vetmi shqiptar që ka marrë pjesë, konfliktet nisën me persona që më herët i konsideronte miq.
Sipas Belollarit, përplasja ka lindur fillimisht gjatë një qëndrimi në Stamboll me një mik nga Durrësi dhe me Amarildo Grecën. Ai pretendon se që atje kanë nisur debatet dhe ofendimet, çka e detyroi të ndërpresë marrëdhëniet dhe t’i kthejë ata në Shqipëri, ndërsa vetë qëndroi në Turqi.Belollari thotë se e ka kallëzuar dy herë Grecën në komisariat, por sipas tij nuk është marrë asnjë masë. Ai pretendon se kërcënimet vijojnë në rrjete sociale, ku, sipas tij, përmenden edhe familjarë të afërt, përfshirë motrën dhe bashkëshortin e saj. Në disa mesazhe, thuhet se i është kërkuar të zbresë poshtë banesës, me paralajmërime se përndryshe do të ngjiteshin vetë lart.
Ndërkohë, Belollari mohon që një tatuazh me emrin e artit “Dellux” të ketë lidhje me konfliktin, duke theksuar se interpretimet janë të pavërteta. Ai shton se në thelb përplasja lidhet me rivalitetin për ndjekës në TikTok dhe përfitimet që vijnë prej tyre.

“Fiks Fare” disponon video dhe mesazhe që pretendohet se përmbajnë kërcënime dhe ofendime ndaj Belollarit, duke e thelluar edhe më tej konfliktin publik mes palëve.

Çështja mbetet tashmë në dorë të autoriteteve, ndërsa aktori kërkon mbrojtje dhe reagim institucional për të ndalur, siç thotë ai, presionin dhe kërcënimet online.

Uncategorized

Post navigation

Previous Post: I never told my parents that I was the one who bought back our family
Next Post: At my daughter’s wedding, my son-in-law demanded that I hand over the keys to my

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Trump dhe Putin po godasin Kosovën? Dritan Goxhaj zbulon planin sekret! Vjen kthesa e madhe
  • (no title)
  • HOROSKOPI I DITËS së nesërme: E premte, 6 mars 2026/ Parashikime për të gjitha shenjat e zodiakut
  • (no title)
  • E papranueshme! Rogerti e shtyn Stenaldon nga karrigia, ai bie me kokë – arrin ambulanca në Big Brother VIP! (VIDEO)

Recent Comments

No comments to show.

Archives

  • March 2026
  • February 2026

Categories

  • Uncategorized

Copyright © 2026 Lajme Casti.

Powered by PressBook WordPress theme