
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar pas shqetësimeve që u krijuan nga projekt-buxheti i qeverisë për Stadiumin Nacional të Futbollit, ku nuk është specifikuar lokacioni i projektit.
Lladrovci ka theksuar se vendndodhja e stadiumit është tashmë e përcaktuar: në Zonën Kadastrale Sankoc, pranë autostradës “Ibrahim Rugova”, duke e cilësuar këtë zonë si strategjike dhe të përshtatshme për futbollin kosovar.

Lladrovci ka bërë të ditur se nuk do të lejohet ndryshimi i lokacionit dhe çdo përpjekje për këtë do të ndiqet me mekanizmat ligjorë përkatës.Stadiumi Nacional nevojitet për Lojërat Mesdhetare, që do të mbahen në Kosovë në vitin 2030.