Skip to content

Lajme Casti

News

  • Home
  • Terms & Conditions
  • Contact US
  • About US
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Tragjike/ Vdesin 60 persona, ushtria ne terren

Posted on February 24, 2026 By lajmecasti No Comments on Tragjike/ Vdesin 60 persona, ushtria ne terren

Tragjike/ Vdesin 60 persona, ushtria ne terren
Të paktën 60 persona kanë humbur jetën në Meksikë pas shpërthimit të dhunës që pasoi vrasjen e baronit të drogës Nemesio Oseguera Cervantes, i njohur si “El Menço”. Qeveria ka dislokuar rreth 10 mijë ushtarë në shtetin Jalisco për të vënë nën kontroll situatën.

“El Menço”, kreu i kartelit Jalisco New Generation Cartel (CJNG), u plagos gjatë një operacioni ushtarak në një zonë pyjore pranë qytetit Tapalpa dhe ndërroi jetë gjatë transportimit me helikopter drejt Mexico City.
Sipas autoriteteve, pas njoftimit për vdekjen e tij, anëtarë të kartelit bllokuan rrugë, dogjën automjete, sulmuan pika karburanti, banka e biznese dhe u përplasën me forcat e sigurisë në të paktën 20 shtete të vendit.

Ministri i Sigurisë bëri të ditur se gjatë operacionit dhe përleshjeve të mëvonshme u vranë 25 anëtarë të Gardës Kombëtare, një roje sigurie dhe një punonjës i prokurorisë. Nga ana tjetër, forcat e sigurisë neutralizuan 30 anëtarë të kartelit.Qeveria njoftoi dërgimin e 2.500 ushtarëve shtesë në Jalisco, duke e çuar në 10 mijë numrin total të trupave të dislokuara që nga e diela.

Frikë dhe paralizë në Guadalajara

Në Guadalajara, qyteti i dytë më i madh në Meksikë dhe një nga pritësit e ndeshjeve të FIFA World Cup 2026, rrugët ishin pothuajse të boshatisura dhe shumica e dyqaneve qëndruan të mbyllura për shkak të frikës. Shkollat nuk u hapën në Jalisco dhe në dhjetë shtete të tjera.

Presidentja Claudia Sheinbaum deklaroi se situata po stabilizohet dhe se nuk ka më bllokada rrugësh, megjithëse raportime në terren flasin për prani të vazhdueshme tensionesh në zonat përreth Guadalajara-s.

Luftë për pushtet brenda kartelit

59-vjeçari Oseguera konsiderohej një nga krerët më të fuqishëm të botës së krimit në Meksikë, pas arrestimit të figurave të kartelit rival Sinaloa Cartel si Joaquin Guzman.

SHBA kishte ofruar deri në 15 milionë dollarë shpërblim për kapjen e tij dhe në vitin 2025 e kishte shpallur CJNG-në organizatë terroriste.

Ekspertët paralajmërojnë se vdekja e “El Menço”-s mund të krijojë një vakuum pushteti brenda kartelit, duke rritur rrezikun e përçarjeve dhe përshkallëzimit të mëtejshëm të dhunës në vend,

Uncategorized

Post navigation

Previous Post: Tronditet futbolli shqiptar, humb jetën në një aksident…
Next Post: Egli Pashollari u qëllua me thikë për vdekje, mikja prek me fjalët për 31-vjeçarin: Ikja jote, plagë që nuk do të shërohet kurrë! Do të dua përgjithmonë (Video)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Her in-laws stripped her naked to humiliate her—but her millionaire father exacted an unforgettable revenge… They ripped off my clothes in front of everyone, calling me Casafortunas, that I didn’t deserve his son.
  • (no title)
  • PLAS BOMBA: Nuk te kam te dashur, Ti e do me shume Ledionin Mateo Brikena Big Brother VIP Albania 5
  • (no title)
  • Tronditje: Gruaja e Hashim Thaçit në borxhe të mëdha – a do t’ia marrë banka shtëpinë? 😱

Recent Comments

No comments to show.

Archives

  • March 2026
  • February 2026

Categories

  • Uncategorized

Copyright © 2026 Lajme Casti.

Powered by PressBook WordPress theme