
Nga vjedhja spektakolare në Britani te jeta si “playboy” në Tiranë, tropojani në krahët e vajzës së biznesmenit të fuqishëm shqiptar
Njëzet vite më parë, në shkurtin e vitit 2006, Britania e Madhe u zgjua me lajmin e asaj që do të cilësohej si grabitja më e madhe e parave në historinë e saj.
Në depon e kompanisë së sigurisë Securitas në Tonbridge të Kentit, një grup i organizuar arriti të marrë mbi 53 milionë sterlina cash, në një operacion që më vonë do të përshkruhej nga gjykata si i “realizuar me disiplinë ushtarake”.
