Skip to content

Lajme Casti

News

  • Home
  • Terms & Conditions
  • Contact US
  • About US
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Gënjeva që isha mjek se doja ta shpëtoja!”, rrëfehet “heroi” i 2-vjeçares shqiptare që ra në shatërvan: Po i dilte lëng nga goja, prindërit e saj ma rrëmbyen nga duart

Posted on February 22, 2026 By lajmecasti No Comments on Gënjeva që isha mjek se doja ta shpëtoja!”, rrëfehet “heroi” i 2-vjeçares shqiptare që ra në shatërvan: Po i dilte lëng nga goja, prindërit e saj ma rrëmbyen nga duart


Detaje të reja kanë dalë në pah në lidhje me ngjarjen e rëndë e ndodhur në Greqi ku një 2-vjeçare shqiptare, rrëshqiti dhe ra në shatërvan.
Në një prononcim për mediat vendase, personi që i dha ndihmën e parë vogëlushes, një punëtor restoranti i cili gënjeu se ishte mjek vetëm që ta lejonin për të shpëtuar të voglën, ka rrëfyer momentet dramatike të ngjarjes.

Në fjalën e tij i riu thekson se kur pa një grumbull njerëz duke u bashkuar papritmas të gjithë në një vend, mendoi se ishte një cast gëzimi. Por kur u afrua iu riu u përball me të bërtitura dhe ankthin e të pranishmëve sepse një vajzë e vogël ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

Kështu, i riu vendosi që të merrte situatën në kontroll dhe ndërhyri duke i bërë frymëmarrjen fëmijës.

Në atë moment ai tregon se vajza dha shenja jete sepse filloi të nxirrte nga goja e saj një lëng. Mirëpo sapo prindërit e vogëlushes vunë re se dikush iu afrua fëmijës së tyre, nxituan për ta marrë atë.

Edhe pse i riu këmbënguli që të mos e lëviznin, ata e morën dhe së bashku me policinë u zhdukën nga vendngjarja.

Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e Kallitheas, në Greqi, ku një vajzë 2-vjeçare ka rënë aksidentalisht në shatërvanin e sheshit “Kyprou”.

Sipas mediave vendase, fëmija ndodhej në shesh bashkë me prindërit e saj, shtetas shqiptarë. Në një moment, ajo i ka shpëtuar vëmendjes së tyre dhe është gjetur brenda shatërvanit. Prindërit ishin ulur në një kafene pranë sheshit, ndërsa vajza ndodhej me ta në tavolinë. Kur papritmas e vogla iku në drejtim të shatërvanit.

Ndërsa thuhet e ngjarja u vu re kur një grup njerëzish u mblodhën pranë shatërvanit. Në atë moment, prindërit kuptuan se fëmija nuk ishte më pranë tyre dhe u alarmuan duke nisur kërkimet.

Për këtë ngjarja polciia ka vënë në pranga dy prindërit, ndërsa mësohet se vajza është në gjendje kritike.

Dëshmia e plotë e të riut: Pashë disa njerëz që vraponin në panik dhe mbanin një foshnjë në krahë. Në fillim mendova se kishte ndodhur diçka e lumtur dhe thjesht pashë një fëmijë që po rrëzohej dhe e kuptova që gjërat ishin të çuditshme. Nuk kishte qetësi, kishte trazira, frikë, ankth dhe e kuptova se po e dëmtonin fëmijën. Nuk kishte ndihmë të shpejtë, siç duhet të ishte. U përpoqa t’i jepja frymëmarrje, u përpoqa t’i jepja CPR, u përpoqa t’i jepja ndihmën e parë dhe në fillim nuk më lanë. I gënjyen se isha mjeke, ‘lëre’ dhe fillova t’i bëja CPR. I dhashë frymëmarrje, vazhdova t’i bëja CPR, në një moment fëmija filloi të vjellë. Ai e nxori lëngun nga hunda, e ktheva fëmijën në anë, pashë që po fillonte t’i dilte lëng nga hunda. E vura veshin pranë gojës dhe hundës së tij për të dëgjuar nëse kishte ajër, nëse kishte oksigjen, për të provuar të merrja pulsin. Dhe në atë moment pashë personin pranë meje, nuk e di nëse ishte i afërm, dhe e morën fëmijën, e tundën dhe e ulën përsëri. Dhe u thashë atyre ‘lëreni fëmijën tek unë, mos e lëvizni’. Dhe në atë moment mbërriti policia, e pa, e ktheu në anë. I dhanë një, dy, e morën në krahë dhe ia mbathën

Uncategorized

Post navigation

Previous Post: Djaloshi i vogël zgjohet nga koma 5-vjeçare dhe u thotë mjekëve diçka të tmerrshme që e ndëgjoi !! (VIDEO)
Next Post: Gruaja i dërgon mesazh gabimisht burrit të vet/ Ai mendoi se po i shkruan dashn*rit, ajo që ndodhi do lërë pa fjalë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • The Judge Was Seconds from Ending My 20-Year Marriage—Then My 8-Year-Old Niece Stood Up and Pressed Play
  • (no title)
  • When doctors informed him that his wife had only a few days left, he bent over her hospital bed and, masking his satisfaction with a cold smile, murmured
  • (no title)
  • The day I went to visit my wife’s grave like I did every year, I found a barefoot child lying on the headstone, clutching her photo. He whispered, ‘Sorry, Mom’… and I realized my wife had been hiding a secret from me our entire marriage.

Recent Comments

No comments to show.

Archives

  • March 2026
  • February 2026

Categories

  • Uncategorized

Copyright © 2026 Lajme Casti.

Powered by PressBook WordPress theme