Skip to content

Lajme Casti

News

  • Home
  • Terms & Conditions
  • Contact US
  • About US
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Si ta filloni Iftarin dhe si ta mbyllni Syfyrin, mjekja këshillon besimtarët për regjimin ushqimor gjatë Ramazanit

Posted on February 22, 2026 By lajmecasti No Comments on Si ta filloni Iftarin dhe si ta mbyllni Syfyrin, mjekja këshillon besimtarët për regjimin ushqimor gjatë Ramazanit

Mjekja nutricioniste Albana Daka ka dhënë këshillat e nevojshme për të dy vaktet, atë të Iftarit dhe atë të Syfyrit.
Ajo ka rekomanduar ushqimet e duhura që ndihmojnë në organizëm për çdo besimtar.

Fillimisht, Daka ka treguar si duhet të nis vakti i darkës.

“Pihet një gotë ujë përpara, sa fillon Iftari që të fillojë të merret sasia e lëngjeve që organizmit i duhet se duke qenë se organizmi ka mbetur pa lengje edhe tretja në orët e para bëhet e vështirë.

Kështu që fillohet me një gotë ujë dhe përafërsisht me marrjen 2/3 hurmave të Arabisë, të cilat kanë nivelin e sheqerit, kanë shumë fibra dhe minerale dhe janë ndër frutat e përzgjedhura gjatë muajit të Ramazanit, por edhe zëvendësojnë deri diku ëmbëlsirat, që të mos marrim sasira të caktuara të sheqerit pas vaktit të Iftarit”.

Më tej, ajo është ndalur te vakti i mëngjesit dhe çfarë rekomandohet për tu ngrënë.
“Gjithashtu në mëngjes sasia e ujit është e domosdoshme ose kemi një gotë qumësht, por zakonisht kemi bulmetëra jo me shumë yndyrë gjatë këtij muaji. Mund të jetë kosi me fruta të thata ose një omletë. Personat që kanë probleme me grurin një mënyrë është buka e misrit. Buka zakonisht e pranishme edhe gjatë vaktit të Syfyrit dhe Iftarit, por gjithmonë parapëlqehet bukë me drithëra të plota, pra kryesisht bukë integrale me sa më shumë fibra, që të mos shkaktojnë lodhje apo fryerje.

Patjetër që frutat janë të rëndësishme si në Syfyr dhe në Iftar, si për shembull, kemi mollën, arrat apo hurmat e Arabisë”.

Sakaq, te darka është ndalur sërish më konkretisht te ushqimet dhe lëngjet.

“Përdoret edhe mishi i kuq po në persona që nuk mund ta përdorin kanë edhe alternative si pula apo peshku. Po padyshim gjatë vaktit të Iftarit mund të jetë edhe mishi i kuq. Unë nuk do tua rekomandoja më shumë se dy herë në javë. Përdorim sa më shumë fibra, si orizi integral sepse ka sasi të mjaftueshme fibrash, në të kundërtën kemi probleme me tretjen. Rekomandohen sa më shumë lëngje, për shembull, perimja më e preferuar në fakt është domatja dhe trangulli, për shkak të lëngjeve që ato kanë me shumicë”.

Uncategorized

Post navigation

Previous Post: Vuani nga hemoroidet? Ja si mund t’i largoni dhe të lehtësoni dhimbjen
Next Post: Gjethja e mrekullisë, përdoreni dafinën në këtë mënyrë dhe do ju shëroj nga këto “sëmundje”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • The Judge Was Seconds from Ending My 20-Year Marriage—Then My 8-Year-Old Niece Stood Up and Pressed Play
  • (no title)
  • When doctors informed him that his wife had only a few days left, he bent over her hospital bed and, masking his satisfaction with a cold smile, murmured
  • (no title)
  • The day I went to visit my wife’s grave like I did every year, I found a barefoot child lying on the headstone, clutching her photo. He whispered, ‘Sorry, Mom’… and I realized my wife had been hiding a secret from me our entire marriage.

Recent Comments

No comments to show.

Archives

  • March 2026
  • February 2026

Categories

  • Uncategorized

Copyright © 2026 Lajme Casti.

Powered by PressBook WordPress theme