Skip to content

Lajme Casti

News

  • Home
  • Terms & Conditions
  • Contact US
  • About US
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Καmαrierjα shqiρtαre në Dυbai: Ja çfarë më b. ëri sυedezi në …

Posted on February 17, 2026 By lajmecasti No Comments on Καmαrierjα shqiρtαre në Dυbai: Ja çfarë më b. ëri sυedezi në …

Καmαrierjα shqiρtαre në Dυbai: Ja çfarë më b. ëri sυedezi në …

 


Kisha filluar punë si kameriere në një hotel në Dubai nëpërmjet një agjencie punësimi. Ishte hera e parë që udhëtoja jashtë vendit, puna ishte shumë e lodhshme dhe mënyra se si të trajtonin nuk ishte shumë e mirë.

Punoja 10 deri në 12 orë në ditë dhe gjithë kohës isha e zënë sepse kishte jashtëzakonisht shumë punë.

Mund të gjeja shumë punë të tjera, por nuk e lija dot këtë që kisha, për shkak të kontratës.

Djemtë ishin nga Suedia dhe kishin ardhur me pushime në Dubai.

Më pas, djali biond u largua dhe unë fillova të flisja me djalin që pëlqeja. Ishte brun, i veshur shumë bukur. Më pas, djali bjond erdhi me dy vajza të tjera shumë të bukura dhe djali që unë pëlqeja, iu afrua pak atyre. “E humba”, mendova.

Më vonë ai m’u afrua edhe mua, më preku te faqet dhe më pyeti se pse isha aq e ngrohtë. E kuptova që edhe ai më pëlqente pak dhe isha duke përjetuar momente shumë të bukura. Shoqja ime u largua dhe më pyeti nëse do të shkoja me të.

Unë i thoja: “Të lutem, rri edhe pak se mua po më pëlqen shumë ky djali”, por ajo u largua dhe unë qëndrova vetëm. Në fund ata paguan dhe po largoheshin. Unë qëndrova aty.

Ai erdhi dhe më pyeti: “A mund të të puth?”. Unë i drejtova faqen dhe ai më tha me një zë të ulët, të ëmbël: “Buzën” dhe më puthi në buzë. Ishte puthja më e ëmbël që kisha marrë ndonjëherë.

As që e kisha imagjinuar ndonjëherë që të më pëlqente kaq shumë dikush në aspektin fizik sepse në aspekte të tjera nuk e njihja. Unë djemve gjithmonë u gjeja difekte, por me atë isha shumë e tërhequr, më pëlqente shumë.

Ai më puthi dhe u largua. Aty unë shtanga dhe mendova: “O Zot, po sikur të mos kthehet më?!”. Prita disa minuta dhe ai u kthye e më tha: – Të lutem, eja me mua sonte. Jam shumë i dehur dhe dua që dikush të kujdeset për mua.

Unë i thashë: – Jo, më vjen keq, nuk vij dot. Nuk e kisha bërë kurrë një gjë të tillë, të shkoja me një djalë që sapo e kisha njohur ne klub, por kur e pashë që po largohej, i kapa dorën dhe u largova me të. – Jam shumë i pirë, – më tha, por mua më dukej normal.

Ai më tha: “Do të largohem “next Monday” (të hënën tjetër) dhe unë e mendova që ai do të largohej të hënën tjetër dhe jo të hënën që vinte. “Do rrike goxha!”, i thashë. U mundova t’i afrohesha dy herë, por po më rrinte larg.

U ndjeva shumë keq, bëra dush dhe u largova. Kur po largohesha, më pyeti nëse kisha kaluar një natë të bukur. Unë i thashë që po dhe u largova me një ndjenjë trishtimi. Ishte djali i ëndrrave të mia deri në ato momente. Nuk gjeja asgjë që nuk shkonte tek ai. Më vonë u kujtova që të paktën t’i kisha dhënë numrin e telefonit tim sepse nuk i thashë as se te cili hotel punoja, por mendova: “Do t’i telefonoj te hoteli dhe do ta përshëndes një ditë tjetër”.

Ditën e hënë mora në telefon hotelin dhe ata më thanë që ai ishte larguar. Domethënë, unë isha ngatërruar; ai do të ikte këtë të hënë dhe jo të hënën tjetër. Fillova të qaja. E kisha humbur përgjithmonë dhe nuk i thashë se sa shumë më kishte pëlqyer dhe sa mirë isha ndjerë. Më ka ngelur peng dhe sot, pas një viti e gjysëm, unë përsëri e mendoj. Kam kontrolluar gjithandej në internet dhe rrjete sociale që ta gjej, por nuk e kam gjetur dot.

Më ka mbetur vetëm një foto jo shumë e qartë e tij. Më thonë “it vvas meant to be like this” (ishte e shkruar të ndodhte kështu), por unë nuk e harroj dot. Lutem që të mund ta takoj ndonjëherë në jetë dhe t’i them se sa shumë e kam menduar. Ju lutem, më sugjeroni se si mund ta gjej. i vetmi informacion që kam është se ai quhet Robert, është 38 vjeç, brun dhe ka një kompani ndërtimi në Suedi.

Uncategorized

Post navigation

Previous Post: E rëndë/ Studenti VRET shoqen e tij dhe më pas veten
Next Post: LAJM I KEQ! Ja çfarë ndodh me ata që nuk bëjnë s**s shpesh! Gratë apo burrat, kush janë në rrezik më të lartë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Archives

  • February 2026

Categories

  • Uncategorized

Recent Posts

  • I never told my husband’s mistress that I owned the resort where she tried to humiliate me. My husband brought her to “our” anniversary dinner, claiming she was a client. She spilled red wine on my dress on purpose. “Oops, maybe the maids have a spare uniform for you,” she laughed. I snapped my fingers. The General Manager appeared instantly with two security guards. “Madam?” he asked me. “This guest is damaging the property,” I said, pointing at her. “Blacklist her from every hotel we own worldwide. Now.
  • At the grocery store, my daughter froze: “Mom… that woman with Dad—isn’t she the one from my school?” I followed them and uncovered a truth I was never meant to see.
  • I never told my parents I was a judge. On Christmas night, our house burned down because of my sister’s recklessness. I escaped through flames, bleeding, yet still carried her to the ER. When my parents arrived, they didn’t ask if I’d survive. My father slapped me hard and roared, “If your sister suffers, I’ll destroy you.” My mother shoved a $100,000 hospital bill into my chest. No one saw my burns. Trembling, I made one call: “Launch a fire investigation. I’m pressing charges—against my own family.”
  • At his promotion party, my husband publicly betrayed me while I was 7 months pregnant. His mistress whispered, “No one can save you now.” He thought I was alone, until I made one call. Ten minutes later, my father—the majority shareholder he’d never met—walked in with the police. Ethan’s face turned white as he realized his “perfect life” was just a trap I was finally closing.
  • For 20 years, I was the quiet neighbor who mowed lawns and never raised his voice. But when I found my daughter shivering on my porch at midnight, bleeding because her husband kicked her out, something inside me broke forever. I put her to sleep, picked up my old baseball bat, and drove to his house. He opened the door expecting my daughter begging to come back. Instead, he saw a father who had absolutely nothing left to lose.

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajme Casti.

Powered by PressBook WordPress theme