Skip to content

Lajme Casti

News

  • Home
  • Terms & Conditions
  • Contact US
  • About US
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Zbulohet misteri i madh! Ja pse Ilirët mbanin ‘Gjarpër shtëpie’

Posted on February 16, 2026 By lajmecasti No Comments on Zbulohet misteri i madh! Ja pse Ilirët mbanin ‘Gjarpër shtëpie’

Zbulohet misteri i madh! Ja pse Ilirët mbanin ‘Gjarpër shtëpie’

Legjenda thotë: Besohet se çdo shtëpi ka gjarprin e vet. Ata si rëndom, janë të qetë. Ndodh që gjatësia e tyre të jetë mbi dy metra, por populli i quan “gjarpërinjtë e shtëpisë” ose “gjarpri i shtëpisë”.

Ata lëvizin apo ecin nëpër shtëpi lirisht dhe askush nuk guxon t’i ngacmojë, kështu që shpesh herë i gjejmë nëpër teshat apo mbulesat e fjetjes, nën jastëkët, nëpër djepet e foshnjave, e kështu me radhë. Iu jepet qumësht në vendet e caktuara, ku gjarpri i shtëpisë zakonisht e ka daljen e vet. Thuhet se nëse e mbysim gjarprin, atëherë ai i ndëshkon saqë në atë shtëpi ndodhin ngjarje të kobshme, u digjet shtëpia, mund të vdesë dikush prej anëtarëve të familjes, etj.

Është interesant të përmendet rasti i mbrojtjes nga magjia” nëpërmjet kokës se gjarprit. Vajzat e bukura dhe nuset, me qëllim mbrojtjen nga magjia, e mbartin në qafë dhe midis gjinjve kokën e gjarprit.

Në fakt, kur dikush rastësisht gjatë punës së përditshme në fushë mbyste ndonjë gjarpër, ia merrte kokën, të cilën sipas nevojës më vonë mund ta mbante një vajzë ose nuse e shtëpisë.

Koka e gjarprit e mbajtur në qafë ose midis gjinjve është një ritual i trashëguar që nga ilirët, të cilët besonin në forcën mbrojtëse të gjarprit.

Gjarpri edhe sot e kësaj dite tek shqiptarët konsiderohet si “roje i shtëpisë” dhe mendohet se secila shtëpi diku në themelet e saja e ka gjarprin e vetë i cili e mbron shtëpinë. Prandaj kur ai paraqitet në oborrin e shtëpisë as nuk mbytet e as nuk ngacmohet, por lihet i qetë. Pra, koka e gjarprit te shqiptarët e ka pasur kuptimin e një objekti sigurie për individin dhe shtëpinë.

Asnjë kafshë në simbolikën religjioze tek ilirëve nuk ka luajtur rol të rëndësishëm sa gjarpri. Kjo kafshë misterioze, me formë të jashtëzakonshme e cila pa zhurme zvarritet dhe del nga thellësia e tokës aty ku jetojnë demonët dhe zotat e nëntokës, si edhe shpirtrat e të ndjerëve, i cila me kafshimin e vet mundet aty për aty ta mbysë jo vetëm kafshën, por edhe vete njeriun, ka nxitur respekt nga frika. Nuk është e rastit, pra, që gjarpri luan rol të rëndësishëm në religjionet dhe mitologjitë e të gjithë popujve që shtrihen në viset, ku jetojnë gjarpërinjtë, nga Amerika deri në Perëndim, e deri në Azi në Lindje, që prej kohërave paleolitike e deri në ditët tona.

Tek ilirët, sidomos tek ata të Jugut, gjarpri është kafsha e cila me domethënien e vetë të shumëfishtë zë vendin qendror në strukturën religjioze simbolike. Ai është kafshë toteme dhe kryetar i fisit ilir, simbol i mençurisë, i së keqes, shëndetit, pjellorisë, personifikim i shpirtit të të ndjerit, mbrojtës i vatrës së shtëpisë e mbi të gjitha kafshë mitologjike,

Uncategorized

Post navigation

Previous Post: ‘Nuk e kenaqte asnjehere burri ne krevat dhe shkon tek hoxha’, Zhaklina befason, ja cfare i ndodhi gruas
Next Post: Shenja me FAT te arte dhe te bekuarit sipas Meri Shehut për muajin shkurt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Archives

  • February 2026

Categories

  • Uncategorized

Recent Posts

  • I never told my husband’s mistress that I owned the resort where she tried to humiliate me. My husband brought her to “our” anniversary dinner, claiming she was a client. She spilled red wine on my dress on purpose. “Oops, maybe the maids have a spare uniform for you,” she laughed. I snapped my fingers. The General Manager appeared instantly with two security guards. “Madam?” he asked me. “This guest is damaging the property,” I said, pointing at her. “Blacklist her from every hotel we own worldwide. Now.
  • At the grocery store, my daughter froze: “Mom… that woman with Dad—isn’t she the one from my school?” I followed them and uncovered a truth I was never meant to see.
  • I never told my parents I was a judge. On Christmas night, our house burned down because of my sister’s recklessness. I escaped through flames, bleeding, yet still carried her to the ER. When my parents arrived, they didn’t ask if I’d survive. My father slapped me hard and roared, “If your sister suffers, I’ll destroy you.” My mother shoved a $100,000 hospital bill into my chest. No one saw my burns. Trembling, I made one call: “Launch a fire investigation. I’m pressing charges—against my own family.”
  • At his promotion party, my husband publicly betrayed me while I was 7 months pregnant. His mistress whispered, “No one can save you now.” He thought I was alone, until I made one call. Ten minutes later, my father—the majority shareholder he’d never met—walked in with the police. Ethan’s face turned white as he realized his “perfect life” was just a trap I was finally closing.
  • For 20 years, I was the quiet neighbor who mowed lawns and never raised his voice. But when I found my daughter shivering on my porch at midnight, bleeding because her husband kicked her out, something inside me broke forever. I put her to sleep, picked up my old baseball bat, and drove to his house. He opened the door expecting my daughter begging to come back. Instead, he saw a father who had absolutely nothing left to lose.

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajme Casti.

Powered by PressBook WordPress theme