Tragjedi në Ferizaj – Punëtori 43-vjeçar humb jetën pas rënies nga lartësia

Punëtor humb jetën pas rënies nga një lartësi në rrugën Ferizaj – Prishtinë

News
Tragjedi në Ferizaj – Punëtori 43-vjeçar humb jetën pas rënies nga lartësia

Punëtor humb jetën pas rënies nga një lartësi në rrugën Ferizaj – Prishtinë

Sipas informacionit të policisë, rreth orës 15:00, u raportua se viktima, një mashkull 43-vjeçar, ra nga një lartësi gjatë kryerjes së detyrave të tij profesionale. Për shkak të plagëve të marra, ai nuk ka mundur t’i mbijetojë dhe vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.
Policia ka nisur hetimet në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Inspektoriatin e Punës, për të sqaruar rrethanat e sakta të ngjarjes dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në këtë aksident fatal.
Flora Ahmeti theksoi se hetimet po vazhdojnë dhe do të nxirren konkluzione pas përfundimit të tyre.