Skip to content

Lajme Casti

News

  • Home
  • Terms & Conditions
  • Contact US
  • About US
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

“Tentoi të pë*dhunonte vajzën time të paralizuar” – Nëna godet me tigan, 64-vjeçari shqiptar në kërkim

Posted on February 23, 2026 By lajmecasti No Comments on “Tentoi të pë*dhunonte vajzën time të paralizuar” – Nëna godet me tigan, 64-vjeçari shqiptar në kërkim


Një 64-vjeçar me origjinë shqiptare, i raportuar për tentativë përdhunimi ndaj një 25-vjeçareje me aftësi të kufizuara në banesën e saj në Kypseli të Greqisë, vijon të mbetet në arrati, ndërsa autoritetet policore po vazhdojnë hetimet për identifikimin dhe arrestimin e tij.

Sipas dëshmisë së nënës së 25-vjeçares, Katerina Bekiari, ajo u përball me një skenë dramatike kur u kthye në shtëpi dhe pa një burrë mbi vajzën e saj. Në përpjekje për ta mbrojtur, ajo tha se mori një tigan dhe e goditi të dyshuarin, duke tentuar ta largojë nga vajza.

Pamjet nga kamerat e sigurisë, të publikuara nga media greke MEGA, tregojnë 64-vjeçarin duke hyrë në apartament me çelësa, duke hapur derën e përparme dhe duke e mbyllur pas hyrjes. Videot dokumentojnë edhe përplasjen fizike mes tij dhe nënës, ku të dy bien në dysheme dhe përfshihen në një përleshje.

Sipas raportimeve të publikuara nga protothema.gr, i dyshuari dhe nëna e 25-vjeçares thuhet se janë takuar më parë në ambientet e një kishe. Padia është depozituar nga nëna, e cila deklaroi se e pa incidentin përmes kamerave të sigurisë dhe u kthye menjëherë në banesë.

Ajo pretendon gjithashtu se, gjatë përpjekjes për të telefonuar policinë, u godit me grushte dhe shqelma. Pas incidentit, 64-vjeçari u largua nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht është në kërkim nga autoritetet,

Uncategorized

Post navigation

Previous Post: “Albani është ai që i q** motrën Donaldi”- Tre vite pas batutës së bujshme, Albano Bogdo i kërkon falje Beatrix Ramosajt
Next Post: Kanë zhvillime të forta ekonomike/ 5 shenjat më fat të JAVËS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Archives

  • February 2026

Categories

  • Uncategorized

Recent Posts

  • Arrestohet ish-zëvendëskryeministri shqiptar
  • Hudhra, sekreti që shëron dhimbjen e kockave përgjithmonë, ja si ta përdorni
  • Kanë zhvillime të forta ekonomike/ 5 shenjat më fat të JAVËS
  • “Tentoi të pë*dhunonte vajzën time të paralizuar” – Nëna godet me tigan, 64-vjeçari shqiptar në kërkim
  • “Albani është ai që i q** motrën Donaldi”- Tre vite pas batutës së bujshme, Albano Bogdo i kërkon falje Beatrix Ramosajt

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajme Casti.

Powered by PressBook WordPress theme