Skip to content

Lajme Casti

News

  • Home
  • Terms & Conditions
  • Contact US
  • About US
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Nga Shqipëria në majat e Britanisë! BBC i bën jehonë vajzës shqiptare që theu rekord historik

Posted on February 21, 2026 By lajmecasti No Comments on Nga Shqipëria në majat e Britanisë! BBC i bën jehonë vajzës shqiptare që theu rekord historik

Nga Shqipëria në majat e Britanisë! BBC i bën jehonë vajzës shqiptare që theu rekord historik

Shqiptarja Izabel Dyle, 10 vjeç ka thyer një rekord në Angli duke lexuar për dy muaj 129 libra si pjesë e një sfide verore ku fëmijët duhet të lexonin 6 libra. Por rekordi që shënoi 10-vjeçarja nga Roskoveci rrëmbeu edhe vëmendjen e gjigandit mediatik britanik, BBC duke i kushtuar asaj një hapësirë televizive.

Në Shqip nga Rudina Xhunga, Dritare TV përveç pasionit për leximin, rrëfeu edhe mallin dhe dashurinë që ndjen për vendin e lindjes, Shqipërinë.

“Sa herë më pyesin unë tregoj dhe flas për Shqipërinë. Më mungojnë dhe librat në gjuhën shqipe këtu në Angli. Nuk mund t’i gjej në bibliotekë, dhe ata aq pak sa janë, nuk janë në gjendje të mirëmbajtur. Më mungon të flas shqip, por në familje përherë flasim në gjuhën shqipe.

Babai përherë më thotë: “Shqipërinë duhet ta kesh gjithmonë në zemër, asnjëherë nuk duhet ta harrosh”.

Unë e kam shumë për zemër Shqipërinë. Është vendi ku kam lindur. E vizitojmë shpesh Shqipërinë, ishim para një viti, në tetor. Edhe tani që jemi në Angli, na mungojnë ushqimet shqiptare. I pëlqejmë shumë, dhe kur dëshirojmë, familjarët na i nisin me furgon. Sidomos, vaj, ullinj por edhe gjizë, këtu në Angli nuk ka. Kur kthehemi në Roskovec, shijoj shumë edhe byrekun që më gatuan gjyshja. Mërzitem shumë që jetoj larg gjyshes, gjyshit, tezes dhe gjithë familjarëve të tjerë. Ata janë Shqipëria.

Sa herë flas, pyes për Shqipërinë, dua të di çfarë ndodh”, tregoi 10-vjeçarja në Dritare TV./M.K-dritare.net,

Uncategorized

Post navigation

Previous Post: Personat që hane Veze te Ziera ne mëngjes duhet ‘urgjent’ ta dëgjojnë këtë, do ngeleni pa fjalë-VIDEO
Next Post: “Rritje rroge deri në 2300 euro”/ Qeveria Rama tregon kush përfiton nga vendimi i fundit…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Archives

  • February 2026

Categories

  • Uncategorized

Recent Posts

  • Arrestohet ish-zëvendëskryeministri shqiptar
  • Hudhra, sekreti që shëron dhimbjen e kockave përgjithmonë, ja si ta përdorni
  • Kanë zhvillime të forta ekonomike/ 5 shenjat më fat të JAVËS
  • “Tentoi të pë*dhunonte vajzën time të paralizuar” – Nëna godet me tigan, 64-vjeçari shqiptar në kërkim
  • “Albani është ai që i q** motrën Donaldi”- Tre vite pas batutës së bujshme, Albano Bogdo i kërkon falje Beatrix Ramosajt

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajme Casti.

Powered by PressBook WordPress theme