Skip to content

Lajme Casti

News

  • Home
  • Terms & Conditions
  • Contact US
  • About US
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

“Lulëzon” prost*tucioni në Shqipëri! Arrestohen 118 vajza të huaja, si reklamonin “biznesin”

Posted on February 19, 2026 By lajmecasti No Comments on “Lulëzon” prost*tucioni në Shqipëri! Arrestohen 118 vajza të huaja, si reklamonin “biznesin”

“Lulëzon” prost*tucioni në Shqipëri! Arrestohen 118 vajza të huaja, si reklamonin “biznesin”

Policia e Shtetit ka zbuluar 9 raste të zhvillimit të aktivitetit të prostitucionit në qytete të ndryshme të Shqipërisë

Policia e Shtetit ka zbuluar dhe ndërmarrë masa ndaj një rrjeti të gjerë prostitucioni që operon në Shqipëri, ku janë arrestuar 118 vajza dhe gra, shumica e të cilave me kombësi të huaj.

Këto shtetase të huaja, me origjinë nga Brazili, Kina, Tajlanda dhe shtete të tjera, maskonin aktivitetin e paligjshëm si turizëm, duke shpërndarë informacione për destinacione turistike si justifikim për qëndrimin në Shqipëri.

Në fillim të këtij viti, Policia e Shtetit ka zbuluar 9 raste të zhvillimit të aktivitetit të prostitucionit në qytete të ndryshme të Shqipërisë, ku këto shtetase, të ardhura me qëllime turistike, u përfshinë në rrjete prostitucioni.

Aktiviteti i paligjshëm, që drejtohet kryesisht online, ka përdorur faqe dhe platforma për të reklamuar shërbimet, duke ekspozuar foto dhe numra kontakti të vajzave.

Një tjetër kanal ku ky aktivitet ka vazhduar është edhe rrjeti social Telegram, ku grupet publike shërbejnë për të rekrutuar vajzat dhe për të komunikuar me ata që kërkojnë shërbime seksuale. Shpesh herë, vajzat janë të joshura me premtime për pagesa të larta ose janë viktima të rrjeteve ndërkombëtare të trafikut të qenieve njerëzore.

Në një rast të fundit, në tetorin e vitit të kaluar, Policia e Tiranës, në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare si EUROPOL, EUROJUST, Policinë Kroate dhe Policinë Kombëtare të Kolumbisë, zbuloi një rrjet ndërkombëtar prostitucioni ku ishin të përfshira 48 gra dhe vajza nga vendet e Amerikës Latine dhe Azisë Qendrore.Ato trafikoheshin dhe shfrytëzoheshin për prostitucion në Shqipëri, duke konfirmuar se fenomeni është i lidhur ngushtë me rrjetet ndërkombëtare të krimit.

Ky operacion është pjesë e përpjekjeve të Policisë së Shtetit për të luftuar krimin e organizuar dhe aktivitetet e paligjshme që shfrytëzojnë shtetasit e huaj, duke i detyruar ato të përfshihen në prostitucion ose duke i trafikur në Shqipëri,

Uncategorized

Post navigation

Previous Post: Alarm per gjithe shqiptaret, te premten mund te bllokohet aeroporti i Rinasit
Next Post: E FUNDIT/ Aksident i RËNDË, taksia përplas për vdekje këmbësorin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Archives

  • February 2026

Categories

  • Uncategorized

Recent Posts

  • Arrestohet ish-zëvendëskryeministri shqiptar
  • Hudhra, sekreti që shëron dhimbjen e kockave përgjithmonë, ja si ta përdorni
  • Kanë zhvillime të forta ekonomike/ 5 shenjat më fat të JAVËS
  • “Tentoi të pë*dhunonte vajzën time të paralizuar” – Nëna godet me tigan, 64-vjeçari shqiptar në kërkim
  • “Albani është ai që i q** motrën Donaldi”- Tre vite pas batutës së bujshme, Albano Bogdo i kërkon falje Beatrix Ramosajt

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajme Casti.

Powered by PressBook WordPress theme