Londrimi rrëmben edhe vëmendjen e aktores turke
Shtëpia e Big Brother VIP Kosova ka arritur të tërheqë vëmendjen edhe jashtë kufijve, duke rënë në sy tek yjet e kinematografisë turke.
News
Londrimi rrëmben edhe vëmendjen e aktores turke
Shtëpia e Big Brother VIP Kosova ka arritur të tërheqë vëmendjen edhe jashtë kufijve, duke rënë në sy tek yjet e kinematografisë turke.
Së fundmi, aktorja e njohur, Demet Ozdemir, ka bërë një reagim të papritur ndaj banorit Londrim Mekaj.
Gjatë qëndrimit në shtëpi, Londrimi nuk e ka fshehur simpatinë e tij për aktoren turke. Në një moment të kapur nga kamerat, ai i drejtohet në turqisht: Demet Ozdemir, të dua shpirt. Çfarë po bën ti?

Ky moment u shpërnda shpejt nga fansat në platformën X (ish-Twitter), ku përdoruesit bënin shaka se dashuria e Londrimit për aktoren është po aq e madhe sa e publikut.
Ajo që surprizoi më shumë ishte reagimi i vetë Demet Ozdemir. Nga llogaria e saj e verifikuar, ajo i bëri “Like” njërit prej postimeve ku Londrimi i shpreh dashurinë, duke treguar se e kishte parë dhe vlerësuar dedikimin e tij.